ALUIZNI: Lista emërore e 4425 vetëdeklaruesve që kanë gati dokumentacionin tekniko-ligjor

437
Sigal

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi: “Ka filluar rimbursimi i parave për gjithë legalizimet që janë bërë pa letra me vlerë”

Ditën e djeshme ALUIZNI në një njoftim për shtyp ka publikuar listën e re emërore prej 4425 vetëdeklaruesish të objekteve informale, të cilëve u është përgatitur dokumentacioni tekniko-ligjor për pajisjen me Leje Legalizimi. Në njoftimin për shtyp thuhet se thellimi i decentralizimit të procesit të legalizimit vazhdon nëpërmjet krijimit të tre Drejtorive të reja në Qarkun e Tiranës, duke arritur kështu në një numër total prej 25 Drejtorish të ALUIZNI-t të shpërndara në gjithë Shqipërinë, numër ky, i dyfishuar krahasuar me 1 vit më parë. Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi, i bën thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët kanë ndërtuar objekte informale pas vitit 2006, të paraqiten pranë Drejtorive të ALUIZNI-t për të depozituar kërkesat e tyre për aplikim, brenda afateve ligjore, në mënyrë që të bëhen pjesë e procesit të legalizimit. “Në kuadër të përmirësimit të procesit, gjejmë rastin t’ju informojmë, se ka filluar edhe rimbursimi i parave për gjithë vetëdeklaruesit në gjithë Shqipërinë, legalizimi i objekteve të të cilëve, më parë, nuk është realizuar me letra me vlerë”, tha Kollozi.

Listën e plotë mund ta lexoni në brendësi të gazetës Telegraf