Klajda Gjosha: Të dëgjojmë zërin e qytetarëve që ti ngjasojmë sado pak Europës

551
Klajda Gjosha ,Nënkryetare e LSI- së në një status në rrjetin social Facebook bën thirrje se nëse duam t’i ngjasojmë sado pak Europës duhet të degjojmë zërin e qytetarëve, që pikërisht për këtë cështje foli me një zë më të lartë se kurrë!
Dëgjoj shpesh përfaqësues të politikës që kur duan t’i ikin përgjegjësisë per iniciativa te cilat bien ndesh me vullnetin e qytetareve, përdorin shprehjen “thjesht kemi perafruar legjislacionin me atë të Bashkimit Europian”! E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ligjin për importin e mbetjeve, i cili ka ardhur sërish në vëmendje. Se pari, Shqipëria është ende një vend në zhvillim, ku jo cdo legjislacion i BE-së i shkon për shtat në këto momente standarteve dhe kushteve në të cilat ne ndodhemi dhe aq më tepër tolerances ndaj riciklimit të mbetjeve të huaja. Eshte më mirë të tregojmë që dimë të riciklojmë edhe këto mbetjet tona që në zona të tëra të Shqipërisë i gjen edhe pranë qëndrave të banuara, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve. Së dyti, duhet të marrë fund fshehja pas BE-së dhe duhet të fillojmë t’i japim fund alibive tona për interesa të ngushta. Dhe nëse vërtet duam t’i ngjasojmë sado pak Europës duhet të degjojmë zërin e qytetarëve, që pikërisht për këtë cështje foli me një zë më të lartë se kurrë!
Sigal