Alarmi/ Prokuroria nis hetimet për zhdukjen e 1300 kontenierëve me lëndë kimike në Shqipëri

479
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e raportuar në mediat italiane se në Shqipëri janë futur 1300 konteinerë me lëndë kimike.Si fillim prokurori dhe doganat e përgënjeshtruar faktin edhe u shprehën se lënda kimike kishte destinacion Maqedoninë, ndërsa vendi ynë ka shërbyer vetëm si pikë kalimi.
Por nga ana e mediave italiane pohohej se lënda kimike është zhdukur në Shqipëri.
Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se tashmë dosja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Po ashtu, të njëjtat burime saktësuan se Prokuroria e Krimeve të Rënda do të hetojë për grup të strukturuar kriminal.
Kujtojmë se, më parë është raportuar nga mediat italiane se edhe prokuroria e Antimafias në Romë ka nisur hetimet në lidhje me pretendimet nga media se 1300 konteinerë me lëndë kimike janë zhdukur në Shqipëri.
Po ashtu, mësohet se në takim që kreu i kësaj prokuroria, Franco Roberti ka pasur me Prokurorinë e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, e ka shtruar si çështje pretendimin mediave.
Kur lajmi u publikua në media, Prokuroria e Përgjithshme e mohoi se kishte nisur hetimet për këtë çështje, ndërsa ditën e sotme dosja i ka kaluar për hetim Prokurorisë për Krime të Rënda.
Sigal