Ahmetaj në Libohovë: Gati katër projekte të mëdha që do transformojnë Tepelenën

435
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, njëherësh deputet i parë i qarkut të Gjirokastrës, ka zhvilluar gjatë fundjavës takime në qarkun e Gjirokastrës, konkretisht nëTepelenë dhe Libohovë. Në Tepelenë, në një kënd fjale të organizuar për të bashkëbiseduar me qytetarët, Ministri Ahmetaj tha se qyteti i Tepelenës nuk e diskuton fitoren më 21 Qershor. “Ky është qyteti që i ka sjellë PS-së, LSI-së dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane 3 nga 4 deputetët që dolën nga ky qark për Aleancen tonë në zgjedhjet e 2013. Ne do të përsërisim të njëjtën fitore me 21 qershor, sepse duhet të vazhdojmë rrugën e nisur të reformave. Varfëria luftohet me reforma, ne jemi të bindur për këtë, ndaj në keto 18 muaj Tepelena ka ndryshuar më shumë se në 23 vite me rradhë. Nuk janë para të hedhura në fasada, janë investime të drejtpërdrejta për të ndryshuar fytyrën e qytetit dhe për të përmirësuar jetesën e qytetarëve të saj.Tërmeti është një njeri që ka shqisën e komunitetit, i njeh shumë mirë problemet e qytetarëve dhe qytetit, si dhe ka përkushtimin makismal për t’i zgjidhur ato”, u shpreh Ahmetaj.
Për Ministrin, sfida janë shërbimet ndaj qytetarit, urbanizimi edhe i atyre zonave që jane larg nga qyteti, si dhe rritja e të ardhurave të familjeve. “4 projekte të reja do të fillojnë shumë shpejt në qytetin tuaj, falë mbështetjes së drejtpërdrejtë të Kryeministrit Rama dhe falë punës shumë të mirë të Tërmetit” -tha Ministri ndërsa shtoi se në Tepelenë janë afruar dy kompani të reja fason me rreth 150 punonjës secila, duke afruar mundësi të reja punësimi. Në 21 qershor në Tepelenë do të festojmë për dy arsye: Së pari do të konfirmojmë Termet Peçin si kryetar bashkie në Tepelenë dhe së dyti do të konfirmojmë Aleancën tonë si Aleanca e duhur për Shqipërinë Europiane” – përfundoi Ahmetaj. 
Me banorët e fshatit Bulo, të Bashkisë së Libohovës, Ministri Ahmetaj i shoqëruar nga kandidatja e ASHE për bashkinë Libohovë, Luiza Mandi, diskutuan për dy projekte të rëndësishme, ndërtimin e rrugës së fshatit dhe projekti i ujësjellësit, të cilat kanë qenë dhe dy shqetësimet ‎kryesore që këta banorë kanë pasur për shumë e shumë vite. Duke ofruar mbështetjen për kandidaturën e Luiza Mandit, Ahmetaj u shpreh se të dy këto projekte kanë vëmendjen e qeverisë shqiptare që, në bashkëpunim me Fondin Shqiptar për Zhvillim, të bëhet një studim i mirë për secilin prej tyre dhe‎ shume shpejt të fillojë edhe implementimi.
Sigal