Dënimi me vdekje për Morsin/ Ban Ki-moon: Të shqetësuar nga vendimi

534
Ndihmës zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së, Farhan Haq, ka deklaruar se Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon “ka vënë në dukje si shqetësim serioz” vendimin për dënimin me vdekje të ish-presidentit egjiptian, Muhammed Morsi dhe ndaj 105 personave të tjerë, bashkëpunëtorë të tij. 

Duke u shprehur se Ban Ki-moon ka përsëritur qëndrimin e OKB-së kundër dënimit me vdekje Haq tha se: “Sekretari i Përgjithshëm, duke patur parasysh se vendimi mund të apelohet ai do të vazhdojë të ndjekë nga afër këtë proces”, raporton TRT. Ai njoftoi gjithashtu se duhet të ketë një distancim nga hapat që do të dëmtojnë stabilitetin dhe paqen. 

Një gjykatë egjiptiane në lidhje me çështjet gjyqësore “spiunazhi” dhe “bastisjet e burgjeve” të cilat u gjykuan në ndërtesën e Akademisë së Policisë në Kajro, vendimet me vdekje ndaj 106 personave duke përfshirë dhe Morsin i dërgoi tek Myftiu i Madh i Egjiptit për të marrë mendimin. Pritet që vendimi përfundimtar të jepet në seancën që do të mbahet më 2 qershor.
Sigal