Policia arreston ish-zyrtaren e lartë të ministrisë së Brendshme

314
Sigal

Policia ka vënë në pranga ish-sekretaren shtetërore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hrkalovic. Ajo u emërua në pozitën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017, por në fund të majit 2019 dha dorëheqjen pa dhënë arsye.

Emri i saj u përmend përsëri në media në janar të këtij viti 2021, kur u raportua se ishte një nga të personat që është marrë në pyetje për çështjen e përgjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në mesin e vitit 2020, tabloidet pro-qeveritare filluan të shkruajnë për lidhjet e supozuara të saj me një klan kriminal në Serbi.