Flet trajnerja e Adele/ Ja si e bëra Adele të dobësohej

218
Sigal

Këngëtarja me famë botërore Adele, vitin e fundit ka pësuar një transformin drastik.

Në fillim të karrierës së saj, ajo ishte mbipeshë, por pas ndarjes Adele ndryshoi plotësisht.

Këngëtarja humbi peshë në mënyrë drastike në një kohë shumë të shkurtër.

Trajnerja e saj, Camila Goodis tregoi për “Us Weekly”, rreth regjimit të saj.

“Adele u trajnua me mua dhe më e bukura është se s’ia kisha idenë që ishte Adele. Sa kishte lindur asokohe, ushtroheshim ngadalë dhe nga pak. Pilates ishte perfekte për të”, u shpreh Camila Goodis, instruktorja personale e Adeles.

Kombinimi i regjimit ushqimor dhe ushtrimi i përditshëm është sekreti i vetëm.

“90% i takon dietës. Mendoj se ajo ndryshoi stilin e jetesës, filloi të hante më mirë dhe të ushtrohej normalisht. Rruga më e mirë drejt dobësimit nuk janë ushtrimet. Është goja. U them gjithmonë klientëve të mi, mund të ushtrohesh dhjetë orë në ditë, por nëse nuk ha mirë, nuk ke për të pasur rezultate”, përfundoi ajo.