“Plasi si bombë”/ Detaje nga aksidenti horror në Osum, ushtria hapi me forcë derën

221
Sigal

Një roje i një firme private ka folur për aksidentin në Berat-Skrapar ku automjeti ra nga ura drejt e në lumin Osum.

Roja tha për mediat se nuk e pa momentin kur ra automjeti, por u tremb pasi dëgjoi një zhurmë si shpërthim bombe.

Ai thotë se në automjet udhëtonin një vajzë dhe një djalë, ndërkohë që ishte ushtria së bashku me mjekë e infermierë që hapën me forcë derën për të nxjerrë jashtë 28-vjeçaren me inicialet A. I..

”Pashë vetëm kur erdhën forcat e ushtrisë. Rrëzimin nuk e pashë, vetëm kur plasi aty. Lajmërova ambulanëcn e Policinë. E nxori ushtria dhe mjekët me forcë, derën e makinës. Me ambulancë e çuan në Berat. Vajza ishte me një djalë, nuk i shihja. Unë u tremba, erdha këtu.”- tha roja.

Ajo më pë pas u dërgua për në ambulancë ku po merr trajtim mjekësor pasi është plagosur rëndë.