Veliaj drekë me një familje: Në tryezë pyesin për rrugë e shkolla, jo tramin

429
Tiranë- Erjon Veliaj, kandidati i majtë i Bashkisë së Tiranës nuk ka vendsour të flasë këtë herë në një degjesë publike se çfarë u mungon më shumë qytetarëve, por duke drekuar në një familje në Laprakë, pati të qartë se shqetësimet janë të shumta brenda mureve të shtëpisë dhe në hapësirën e përbashkët komunitare.
Familja Duzha tha se nuk është investuar në rrugë, nuk ka ndriçim dhe uji në çezmat e tyre nuk është i pishëm dhe shkollat janë të mbingarkuara.
“Këtu nuk është vënë dorë fare, qoftë me rrugën, me ndriçimin, qoftë me gjerat që na rrethojnë, apo me ujësjellësin”, u shpreh njëri nga pjesëtarët e familjes.
Veliaj: “Problemi që kemi në Tiranë është se sot këtu jetojnë 1 milion banorë, por ka të njëjtën sasi shërbimesh që pasur para 20 vitesh. Pra, nëse Lapraka është shtuar 6-7-fish, shërbimet kanë mbetur po njësoj. Kur ti shikon një rrugë, që është akoma si në vitet ‘90, apo kur shikon që njerëzit e nxjerrin ende ujin me pus, pyet veten: ç’bëjnë ata 1800 vetë që punojnë në ujësjellës?”.
Veliaj tha se në këtë zonë ka probleme me legalizimet, ç’ka ngre edhe dilemën e urbanizimit, për të cilat premtoi dëgjesë dhe transfaprencë fondesh me publikun.
Ndërsa më heret ai zhvilloi një dëgjesë me banorët e Kasharit, të cilëve u tha se nuk mund t’i besohet Tirana ekipit kundërshtar të cilët e shkatërruan për 4 vjet.
Për ndihmën ekonomike, Veliaj sqaron se pushteti vendor është i vetmi përgjegjës për shpërndarjen e tyre.
Sigal