Afera 200 milionë euroshe te Teatri/ Basha: Hajduti psiqik, dhjetëra miliona euro nga klanet e drogës për të ndërtuar 6 kullat

409
Sigal

Kreu i PD, Lulzim Basha i rikthehet edhe një herë aferës 200 milionë euroshe të Teatrit Kombëtar.

Përmes një postimi në Facebook, lideri i opozitës shprehet se, kryeministri Rama ka marrë dhjetëra miliona euro nga klanet e drogës për të ndërtuar 6 kullat në truallin e Teatrit Kombëtar.

“Hajduti psiqik ka marrë dhjetëra miliona euro nga klanet e drogës për të ndërtuar 6 kullat 200 milionë euro. Njësoj si Veliera e Dakos së tij, kjo është grabitje dhe vjedhje e pastër. Shikoni si mashtron haptas hajduti psiqik”, shkruan Basha në postimin.

Video e publikuar nga Basha tregon mashtrimin e Edi Ramës për truallin e Teatrit Kombëtar.

Dokumentat e hipotekës që i referohet PD tregojnë vjedhjen e mbi 3500 metrave katrorë tokë publike.