Zbulohet dokumenti/ Gazment Bardhi ushtari i Sorosit

310
Sigal

Gazment Bardhi, njeriu që bën sekretarin e Përgjithshëm në Partinë Demokratike, një nga kurtizanët e Lulzim Bashës, rezulton në lidhje me SOROS-in, që në Shqipëri operon nën logon “Fondacioni, shoqëria e hapur për Shqipërinë”.

Bardhi është paguar nga SOROS-i dhe këtë e ka pohuar vetë pranë Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive.

Ai është detyruar të pranojë pranë ILDKP që është paguar nga Sorosi për të bërë Reformën në Drejtësi.

Në vitin 2016, Bardhi deklaron të ardhura nga pjesëmarrja si ekspert pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, në shumën 665 720 lekë.

Pra, edhe Bardhi rezulton në listën e ushtarëve të SOROS-it.

Bëmat e ushtarit të SOROS-it

Ushtari Bardhi, që sot dhe del e flet për statut dhe rregulla të Partisë Demokratike, e ka zhytur PD në humbje atje ku e ka përfaqësuar.

Sikur mos të mjaftonte kjo, në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, ai ngarkoi PD-së edhe një vrasje në kurriz.

Me pretendimin për mbrojtjen e votave, ushtari SOROS-it, një javë para zgjedhjeve të 25 Prillit, përgjaku Elbasanin.

Kujtojmë se me 21 Prill, në Elbasan u ekzekutua Pjerin Xhuvani dhe Gazment Bardhi ishte nga “radhët e atentatorëve”, dyshuar si frymëzues i tyre.

Pavarësisht, se nuk ishte ai drejtpërdrejt ai që derdhi plumba mbi Pjerin Xhuvanin, përgjegjësia nuk e amniston.

Ishte Gazment Bardhi që kishte punësuar grupe ish-policësh të armatosur dhe që kundërligjshëm kishte formuar një polici të armatosur, duke i nxjerrë në rrugët e Elbasanit.

Dhe përfundimin e panë të gjithë. Gazment Bardhi la pas vetes terror dhe një viktimë.

Gazment Bardhi, pasi mbaruan zgjedhjet, ka lënë Elbasanin ku mbolli vdekje dhe u kthye në Tiranë, sikur mos  të kishte ndodhur asgjë.

Ushtari i SOROS-it, ende  nuk ka dhënë përgjegjësi për bëmat e tij.

Gazment Bardhi që sot del dhe flet për moral, nuk ka moral për të bërë një gjë të tillë.

Për më tepër nxitësi i dyshuar për dhunë apo vrasje është lënë i lirë, duke mos dhënë llogari para drejtësisë.

Gazment Bardhi duhej të  jepte llogari se si formoi në kundërshtim me çdo ligj një grup të armatosur me ish-ushtarakë.

Ndryshe nga një forcë e rregullt policie private, struktura e Mbrojtjes së Votës e krijuar nga PD, s’ është gjë tjetër veçse  një organizëm i paligjshëm që ka punësuar ish-policë që lëviznin të armatosur, pa asnjë rregull dhe pa asnjë kod./