VIDEO/ Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Tiranë

198
Sigal

Një banesë në Tiranë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Policia bën me dije se shkak është bërë shpërthimi një bombule gazi.

Në foton e mësipërme duket se si pasojë e flakëve në zonë janë përhapur shtëllunga të mëdha tymi.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Me datë 09.12.2021, rreth orës 11:10, në një kompleks pallati, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. K., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.