25 vite demokraci, Nishani: Demokracia ende sfidë për shoqërinë

542
Edhe pse kanë kaluar 25 vjet, Demokracia është ende një sfidë e madhe për shoqërinë. Kështu ka deklaruar Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një takim me studenë dhe pedagogë në 25 vigjilje të 25 vjetorit të rënies së komunizmit dhe vendosjes së lirisë dhe demokracisë.
Nishani: Në refleksion, por edhe për të adresuar kujtesën apo moharresën, nderimin vlerësimin dhe reflektimin e një periudhe, por edhe proceseve të shumta të kësaj periudhe e cila për fatin e kq, jo vetëm solli një realitet ekstremisht të hidhur të dhunshëm, të dhimbshëm për breza të tera në Shqipëri, por për fatin e keq vazhdon reflekton pasoja përmes mentaliteveve dhe sjelljeve kulturore dhe institucionale. Mban ende të paçliruara ende ato që ai sistem prodhoi. 
2015 përkon me 25 vjetorin e rënies së komunizmit në Shqipëri dhe 25 vjetorin e hyrjes në demokraci. Thirrja ishte “Liri Demokraci”, demokracia mbetet ende një sfidë shumë e madhe e shoqërisë për t’u ndëruar. Si një përvjetor historik, jo vetëm duke konsideruar refleksionet e 25 vjetorti të rënies së komunizmit gjykova si një obligim të kreut të shtetit shqiptar, që edhe në Shqipëri ishte vendi që e vuajti më shumë dhe doli i fundit nga ky regjim, të jepnim dhe ne vëmendjen që meritonte dhe refleksioneve të brezit aktual për më tutje.
Nishani: Pas 25 vitesh Shqipëria e Transformuar
Nishani tha se Shqipëria në këto 25 vite Shqipëria është transformuar, duke pasur edhe dështimet. Kreu i Shtetit bëri edhe një bilanc të atyre që kanë vuajtur, janë ekzekutuar, apo kanë humbur jetë si pasojë e torturave.
Nishani: Vendosëm që të risillnim vëmendjen e merituar mbi atë rrëzim të mundimshëm të regjimit më të egër territorial dhe triumfin e lirisë. Ky dhjetor i 25 pa dyshim që e gjen Shqipërinë të transformuar nga sa ishte 25 vite më parë, me disa arritje, por padyshim edhe me dështime dhe ulje në këto 25 vite ecje.
Nga këta që jetonin në kampet e tmerrit 984 prej tyre vdiqën në këto kampe, jo për shkak të sëmundjeve por për shkak të torturave. 6027 të tjerë u ekzekutuan, ende shumë prej tyre nuk janë gjetur për tu varrosur në një var normal.
Nishani: Aktet komuniste duhet të hetohen sot
Nishani tha së aktet e kohës së komunizmit duhet të hetohen me ligjet e sotme.
Nishani: A meritojnë që këto akte të hetohen, edhe me ligjet e kohës. Jo për hakmarrje, as për revansh, por për drejtësi. Dhe pasi ekzekutoheshin, ekspozoheshin në makina të hedhura në qytet. Kjo ka nodhur në Shqipëri. Por edhe 7000 mijë të tjerë vdiqën për shkak të sëmundjeve dhe mundimeve.
Presidenti vlerësoi lart figurën e të gjithë studentëve të lëvizjes së dhjetorit, duke i cilësuar ata si heronj të këtij vendi, të cilët sipas tij ishin vëvizja motorje që shembi epokën Hoxhiste.
Sigal