150 oficerë për sigurinë në shkolla, reagon Braimllari: Nxënësit nuk ruhen nga diktati i uniformës së policisë

74

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar menjëherë në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama për paisjen e shkollave me oficerë policie.

Sipas Braimllarit, shkollat dhe nxënësit nuk ruhen nga diktati i uniformës së policisë, teksa ka shtuar se ka ende oficerë policie që kërkohen për trafik të lëndëve narkotike. Braimllari ka vijuar postimin duke thënë se me urdhërin e kryeministrit u përdorën në fushatë dhe po me urdhër të këtij kryeministri menaxhuan projektin e kanabizimit të vendit.

Kryeministri qesharak duhet të kuptojë që shkollat dhe nxënësit nuk ruhen nga diktati i uniformës së policisë. Ky kryeministër nuk mundet të vendosi nxënësit nën diktatin e trafikut. 
Janë ende në kërkim oficerë policie për trafikimin e lëndëve narkotike. Akoma nuk kemi një reagim të kryeministrit për këtë çështje. 
Me urdhërin e këtij kryeministri u përdorën në fushatë dhe po me urdhër të këtij kryeministri menaxhuan projektin e kanabizimit të vendit. Qytetarët nuk kanë nevojë për një kryeministër që propozon projekte të diktuar nga trafiku dhe oligarkia”, ka shkruar Baimllari.