Ylli Dylgjeri: Nga Fevzo digital te Fevzo manual..!

1238

Nga Ylli Dylgjeri:

Nga Fevzo digital te Fevzo manual..!

Nga Palasa na vijnë lajme të trishta. Palasiotët manualë njoftojnë se u ka ardhur në bregdet edhe gjitoni i ri digital. Një gazetar modern bëhet lagjar me to në bregdet.
Na ka ardhur vetë Fevzo!
Vila e Tij është në krye të Resortit…dhe mban numrin 007.
“Por…s’ishte e thënë të kënaqej me të tëra.
Kemi ditë që e shohim të rri në majë të taracës vilës. Jep e merr me një antenë satelitore. Thonë se nuk i del Klani! Jo Klani i oligarkëve! Si del TV Klani!”. Nuk i del vetja!
Sapo Oligarkët morrën vesh se Fevzo po bënte “pazare të zeza” për tu hedhur si top te Topi, hop, hapën kuletën, dhe i dhuruan Viletën.
Po çe do, Fevzo aty nuk sheh Fevzon…!
Ndaj Fevzo ka kaluar në manual.
Duhet verifikuar lajmi.