Prof. Dr. Kastriot Islami: Rilindja, sundimi, kalbëzimi dhe shporrja e saj

190

Sekti Rama: Lindja, sundimi, kalbëzimi dhe shporrja e tij

Tiparet e Sektit Rama

Rilindja është një organizim SEKTAR. Rilindja s’është ideologjikisht socialiste. Ajo s’është klasikisht politike. Ajo s’përfaqëson interesat e qytetarëve dhe të publikut. Rilindja është përfaqësuese e interesave të një grupi të ngushtë individësh që “partinë” dhe qeverinë e dalë prej saj përmes interesave të korrupsionit, të lidhjeve me krimin e kriminelët e trafiqet e trafikantët, duke aplikuar të gjithë metodat sektare dhe mënyrat perverse të mashtrimit e gënjeshtrave. Rilindja s’është transparente sepse bazohet në demagogji, mashtrim, gënjeshtra. Rilindja është arrogante, cinike, fyese, banale. Qeverisja e Rilindjes s’është qeverisje demokratike përderisa drejtohet nga një kupolë oligarkike, kriminale e klienteliste që përfaqëson vetëm interesat e një pakice, të kupolës së saj drejtuese. Parimet e ndërtimit, strukturimit dhe drejtimit të saj janë tipike të një SEKTI, prandaj shkurtimisht ajo mund të cilësohet një QEVERISJE SEKTARE apo QEVERISJE e një SEKTI. Struktura e këtij SEKTI përcaktohet nga 3-shtresa dhe 5-Grupe.

3-Shtresat kryesore të sektit Rama 

  1. Shtresa e “Trashëgimtarëve dhe pinjollëve”: Konkretisht bëhet fjalë për rikthim të trashëgimisë së kaluar përmes zotërimit të disa posteve kyçe e të larta drejtuese nga ish-përfaqësues të lartë e të mesëm (ndoshta të pa implikuar drejtpërdrejtë në “mëkatet” e ish regjimit) të nomenklaturës komuniste, dhe vendosje në pozicione të rëndësishme drejtuese të pinjollëve të ish-nomenklaturës shumë të lartë të regjimit të kaluar; përmes kësaj përbërëseje SEKTI synon të ruajë dhe forcojë strukturën e përfaqësimit të ngritur për 50 vjet e mbi të gjitha do të shërbente edhe për “Rilindjen” e praktikave e sjelljeve autoritare por në forma të reja dhe të maskuara me veshje demokratike- perëndimore.

 

  1. SHTRESA e “Interesave oligarkike e banditeske”: në aspektin ekonomik e financiar, bëhet fjalë për strukturimin e interesave oligarkike dhe ngritjen e një klientele individësh të pasur e “të fortë”, deri me rekorde kriminale. Kjo përbërëse garanton lidhjen e Sektit më krimin dhe kriminelët, me trafiqet dhe trafikantët dhe me biznesmenët e mandatet. Kjo përbërëse do t’i duhej SEKTIT për ta garantuar sponsorizimin financiar dhe garantuar prioritetin pasuror e financiar ndaj kundërshtarëve të brendshëm e të jashtëm, por edhe për të pasur në veprim në çdo moment “shtetin paralel” të të fortëve që veprojnë për të blerë votat, kërcënuar votuesit dhe frikësuar kundërshtarët politikë e ekonomikë si dhe opozitën.
  • Shtresa e mjaftistëve dhe G99-shave: në aspektin etiketës/reklamës, por mbi të gjitha në funksion të krijimit të një “rezervuari” për furnizimin e qeverisë e të administratës publike me burime njerëzore janë përdorur individët atipikë të ish-Mjaft e G99. Kjo përbërëse i ka shërbyer SEKTIT për tu shfaqur “modern e bashkëkohor” në sytë e ndërkombëtarëve dhe për t’iu shitur atyre si “antikomunist” e me prirje liberale e deri perverse. Anëtarë të kësaj shtese gradualisht po zotërojnë postet drejtuese të Rilindjes, të qeverisë së dalë prej saj dhe po marrin drejtimin e bashkive kryesore të

5- Grupet Kryesore të Sektit Rama

  • Politikanë të korruptuar me pasuri të dyshimta që kontrollojnë Rilindjen, Kuvendin, institucionet kryesore kushtetuese ose në përgjithësi shtetin, biznesin privat, median, gjyqësorin, shoqërinë civile e tjerë;

 

  • Biznesmenë të pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe/ose klienteliste me leje ndërtimi, përmes privatizimit të aseteve publike, me pronat e fondet publike, përmes koncesioneve e PPP-ve në lidhje të ngushtë klienteliste, korruptive e shpesh kriminale me politikanët-oligarkë;

  • Përfaqësues klientelistë të medias, apo siç quhen ndryshe ‘manjatë të medias’, aktivë në politikë, që kanë ngritur perandoritë e tyre mediatike apo janë pasuruar përmes bizneseve përfituese të pronave e fondeve publike dhe përmes lidhjeve klienteliste me politikanët oligarkë;

 

  • Ish-zyrtarë të lartë, të pasuruar nga përfitimet në poste administrative (lukrative) të tilla si agjencitë e privatizimit, dogana, tatime, prokurori, sistem gjyqësor, polici, e tjerë; një pjesë e të cilëve pas vitit 2005 me ardhjen e Ramës në krye të Rilindjes, janë bërë deputetë, kryetarë të bashkive, drejtues në poste kyçe të administratës publike ose janë përfitues kryesor të fondeve publike, koncesioneve e PPP-ve.

 

  • individë me rekorde kriminale, të konsideruar si “material” lidhës i amalgamës oligarkike, që kanë kryer krime të tmerrshme në vendet perëndimore. Pas vitit 2005 e në vijim një pjesë e madhe e tyre janë bërë deputetë, kryetar të bashkive dhe drejtues në poste kyçe të administratës

 

Shënim: Kjo strukturë dhe përbërje shpjegon gjithçka: Blerjen e votave. Kërcënimin e votuesve. Lidhjen e shtetit me krimin, me klanet mafioze, me sjelljet perverse. Drejtimin korruptiv dhe klientelist. Lidhjen korruptive shtet-krim-biznes-media. Të gjithë emërimet tipike sektare e klienteliste. Mbrojtjen që i bëhet anëtarëve të kupolës dhe pastrimin permanent nga kundërshtarët. Goditjen dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë. Lidhjet dhe marrëdhëniet e kompromentuara më zyrtarë të lartë dhe/ose përfaqësues të vendeve apo institucioneve ndërkombëtare…

PËRMBLEDHJE

Fundi i Sektit Rama, që prej rreth 20 vjetësh është prezent në politikën shqiptare, nuk do të jetë i largët dhe gjasat janë të jetë i tmerrshëm. Ai do të shporret nga qytetarët shqiptarë pa pasur asnjë shans të largohet normalisht siç ka ndodhur me qeverisjet e mëparshme.

Rama në krye të këtij Sekti, me fillesat në 1998-n, ka drejtuar prej 11 vjetësh Bashkinë e Tiranës, prej 12 vjetësh PSSH dhe prej 5 vjetësh qeverinë e vendit, pra për më shumë se 20 vjet ka qenë ilegalisht dhe legalisht prezent në politikën shqiptare.

Në periudhën 2013-2017 Rama do të sundonte vendin në formatin e Rilindjes, duke shënuar njëkohësisht fazën e Degjenerimit të këtij Sekti, që përmbyllet në 2017-n me marrjen i vetëm të “tepsisë e timonit” së qeverisjes.

Viti i parë i mandatit të dytë mund të cilësohet si periudhë e fillimit të Kalbëzimit të tij për t’u shporrur më tej me neveri e me turp nga qytetarët së bashku me bandën e tij të rilindësve si askush tjetër më parë në këto 27 vjet nga drejtimi i vënit.

Rilindja do të mbahet mënd si grupimi më i rrezikshëm dhe më i urryer në këto 27 vjet, i cili do të duhet kohë të shuhet krejtësisht duke zhdukur çdo mbetje apo metastazë të tij.

Ky Sekt është ideuar e drejtuar nga Rama në krye të një Klientele/Kupole, përfaqësuese e interesave

  • të ish-nomenklaturës së lartë puniste e pinjollëve të saj;
  • të oligarkisë, krimit, trafiqeve e banditizmit, dhe
  • të një grupimi nepotik e shokësh me “sjellje perverse” e “shfaqje atipike” të patolerueshme për shumicën e shqiptarëve.

Drejtimi përmes këtij Sekti, pa ideologji, pa strategji e pa asnjë program zhvillimi, por thjesht me premtime mashtruese, me ushtrim dhune e kërcënimesh policore, veprime antiligjore e amorale, që ka synuar vetëm pasurimin e tejskajshëm dhe të dyshimtë të një grupi të vogël dhe varfërimin ekstrem të shumicës së shqiptarëve, ka qenë represiv e arrogant për opozitën dhe të gjithë kundërshtarët, s’ka pasur asnjë lidhje me interesat e shqiptarëve në përgjithësi por as edhe të socialistëve në veçanti, të cilët janë shpërfillur e nëpërkëmbur po ashtu si edhe të tjerët e madje në disa raste edhe më shumë.

Për interesa të mbajtjes me çdo kusht të pushtetit, Rama dhe Klientela e tij, të fshehur pas retorikës pro-evropiane e pro-euroatlantike, kanë kryer veprime që kanë rrezikuar marrëdhëniet me fqinjët e partnerët strategjikë sa herë që i është kërcënuar pushteti.

Ky Sekt i mbështetur nga segmente të establishmentit global nuk ka hezituar të kompromentojë edhe zyrtarë të lartë të Brukselit dhe përfaqësues të rëndësishëm në Tiranë, që kanë heshtur për të gjithë bëmat e marrëzitë e Ramës dhe janë përpjekur të sheqerosin raportet e gjendjes së mjerueshme e të padurueshme të shqiptarëve. Më poshtë jepet shkurtimisht një përshkrim për Lindjen, Sundimin, Kalbëzimin dhe Shporrjen e këtij Sekti, që do të mbahet si më famëkeqi në historinë e Shqipërisë.

PJESA I:

Mbarështimi artificial dhe lindja

Periudha 1991-2005 (pas një analize në retrospektive), mund të cilësohet si një periudhë e veprimeve dhe sjelljeve “ilegale” e të maskuara të individëve dhe qendrave embrionale të organizimeve të ardhshme që gradualisht do të formonin “zemrën/bërthamën” e kupolës së Sektit Rama. Disa individë të ish-nomenklaturës së lartë, e veçanërisht “profesorë a ideologë” të saj, do të ishin prezent në momentet e transformimit të PPSH në PSSH për të konceptuar “beben-epruvetë” që do të emërtohej ‘Rilindja’ e cila do zbatonte strategjinë e marrjes nën kontroll të ish-partisë puniste, e cila do të mbetej partia më e madhe në kushtet e reja të demokracisë. Pinjollët e ish-nomenklaturës më të lartë, që do të merrnin kontrollin e partisë, në fillimet e demokracisë do të dërgoheshin jashtë vendit me një synim të dyfishtë, edhe të mos konsumoheshin gjatë periudhës së transformimit të PPSH por edhe të siguronin një “mbështjellëse perëndimore” për t’u përdorur më tej kur të kërkohej angazhim i tyre aktiv. Nga ana tjetër të gjithë zyrtarët e lartë a të mesëm dhe pinjollët e PPSH që kishin pasur mundësi tregtie e biznesi, për shkak të pozicioneve në institucionet e tregtisë së jashtme apo diplomacisë gjatë periudhës puniste, do të ktheheshin në “kapitalistët e parë të suksesshëm” të demokracisë, madje duke zënë poste kyçe a kontrolluar tregun e lirë; ata do të ishin edhe milionerët e më tej miliarderët e parë, të gatshëm për t’iu bashkëngjitur e sponsorizuar konceptimin, lindjen e rritjen e “bebes-epruvetë”, duke u kthyer më vonë në “krahun ekonomik e financiar” të Sektit. Të gjithë këto individë të lidhur ngushtësisht, edhe për shkak të marrëdhënieve politike, nepotike, miqësore, për gjatë 50 vjetëve të regjimit punist, do të vepronin për një farë kohe në mënyrë të fshehtë, me një objektiv që rezulton të ketë qenë shumë i qartë: të merrnin në kontroll PSSH, trashëgimtaren e PPSH, të reformuar nga një grupim i përkohshëm në kushtet e pluralizmit e sytë e komunitetit ndërkombëtar dhe të ruajtur si forcën kryesore politike e me mbështetjen më të madhe elektorale, dhe të gatshme për të fituar pushtetin e drejtuar vendin pasi Kupola e Sektit të kishte marrë nën kontroll drejtimin e PSSH. Me vendosjen e pluralizmit në 1991, PPSH u ballafaqua me 2 opsione:

1) të mbyllte misionin e saj duke u shpërndarë; apo

2) të ndryshonte emrin nga PPSH në PSSH dhe mbi themelet e saj të reformohej, në kushtet e pluralizmit, për t’u shndërruar në një parti të tipit social-demokrat evropian. Rruga e “transformimit gradual”, po t’i referohemi “mbështetësve konservatorë” dhe “kundërshtarëve reformatorë”, u vendos në mënyrë të fshehtë nga të gjithë ata që sot janë pjesë aktive apo pasive e Kupolës së Sektit Rama. Natyrisht, për shkak të rrethanave dhe mungesës së një modeli transformimi apo njohurive prej aktorëve të dukshëm në krye të PSSH, nuk ishte në atë kohë e lehtë të dallohej, madje edhe sot është e vështirë të argumentohet, se brenda asaj që ishte e dukshme për të gjithë, kishte një veprim drejt një objektivi që do të fillonte në 1998 me futjen e Ramës, si një nga përfaqësuesit e “denjë” të trashëgimisë puniste por që premtonte të plotësonte kriteret sorosiane, në qeverinë socialiste. Ky proces do të vijonte në 2005 me vendosjen e Ramës në krye të PSSH, dhe do të bëhej realitet në vitin 2013 kur Rama do të ulej në karrigen e Kryeministrit. Ky projekt 20-vjeçar i mbarështimit të “bebes-epruvetë” duket ka pasur edhe mbështetjen e një “qendre globale” të drejtuar nga Soros që favorizonte kudo në botën ish-komuniste grupimet e majta apo individë, mundësisht me prejardhje e lidhje të fuqishme me ish- sistemin komunist si Rama, por edhe me formim të dyshimtë e tipare e sjellje perverse, të cilat Rama i plotësonte më mirë se kushdo tjetër. Thënë ndryshe, mbarështimi i “bebes epruvetë” të emërtuar më vonë Rilindja do të kryhej ilegalisht në “mitrën e trazuar” të PPSH me angazhimin e drejtpërdrejtë të miliarderit filantropist Soros.

Gjatë 15 vjetëve 1991-2005, PPSH, do të reformohej gradualisht në PSSH, duke u bërë anëtare e Internacionales Socialiste dhe PSE. Ky transformim, nën drejtimin e Nanos do të kryhej nga tri grupime

  • intelektualët/profesorët pa parti e me formim perëndimor dhe të rinjtë nga lëvizja studentore e 1991;
  • intelektualët, ish anëtarë të PPSH të promovuar në 1980-1985 në kuadër të “perestrojkës e Gllasnostit”;
  • dhe trashëgimtarët e ish-nomenklaturës së PPSH, që i mbijetuan goditjes/revolucionit të

Grupi i parë i reformatorëve do të luftonte vazhdimisht e fuqimisht për një

  1. distancim të shpejtë e të thellë nga e kaluara dhe
  2. një reformim radikal, të qenësishëm e të përshpejtuar, pa e kuptuar asnjëherë se do të ishte thjesht dhe vetëm maska e përkohshme e një projekti afatgjatë të një Sekti të fshehtë që priste momentin e volitshëm për tu shfaqur dhe për të vendosur nën kontroll PSSH që e konsideronte pronë të tij.

Grupi i dytë i oportunistëve do karakterizohej nga sjellje pragmatiste, fillimisht skeptike ndaj çdo reformimi por në fund do të rreshtohej pjesërisht me reformatorët e e pjesërisht me trashëgimtarët e PPSH; shumica e anëtarëve të këtij grupimi do të ishin po ashtu të përkohshëm, sepse ishin rekrutuar thjesht për t’u përdorur si një mekanizëm tranzitor.

Grupi i tretë, i konservatorëve, do të rezultonte frenues e refuzues pothuajse ndaj çdo reformimi radikal, të shpejtë e të thellë të PPSH, sepse e shihte reformimin radikal si rrezik për eliminimin e përfaqësuesve të saj apo që mund të shkaktonte devijim nga strategjia e Sektit për të marrë më vonë në kontroll PSSH. Në 1998, Rama, do të angazhohej aktivisht në PSSH duke krijuar alibinë e thirrjes nga Nano për të qenë anëtar i qeverisë së tij. Nga të gjitha të dhënat rezulton se Rama kishte bërë më parë të gjithë manovrat për t’u bërë pjesë e PSSH, pasi kishte dështuar më parë për të qenë në kryesimin e PD; dhe për realizuar këtë synim kishte nisur fshehurazi prej kohësh të kontribuonte për realizimin e lindjen e Sektit sorosian brenda PSSH. Rruga e tij do të niste me drejtimin e Bashkisë së Tiranës që do të shërbente si trampolinë drejt marrjes së drejtimit të PSSH, në momentin kur PSSH do të kalonte ne opozitë, gjë që e arriti në 2005. Në këtë udhëtim drejt kreut të PSSH, Rama kishte dy pengesa të forta, Nanon, kryetar i PSSH dhe Metën, pasues i natyrshëm i Nanos. Fillimisht Rama u angazhua dhe u investua fuqimisht për largimin e Metës nga PSSH duke nxitur konfliktin Nano-Meta. Rama do të kishte një rol të rëndësishëm në “çarjen” e parë të PSSH, që do të ndodhte në 2003 dhe që do të çonte në largimin e Metës nga PSSH për të krijura LSI. Me krijimin e LSI, Rama kishte “hequr qafe” njërën nga dy pengesat, Metën, në rrugën e tij drejt postit të kryetarit të PSSH. Pengesën tjetër, Nanon, Rama do ta hiqte qafe në 2005, duke pasur aleate “dinjitoze” lëvizjen Mjaft dhe shfrytëzuar mosmarrëveshjet Nano-Meta për të shkaktuar humbjen e zgjedhjeve të 2005 nga PSSH. Kjo do të pasohej me largimin e Nanos nga drejtimi i PSSH, gjë të cilën Rama e kishte projektuar që me ardhjen në PSSH. Në vitin 2005, PSSH humbet zgjedhjet dhe pas dorëheqjes së Nanos, në krye të PSSH vendoset Edi Rama, ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës, që ndërkohë kishte nisur të ngrinte “klientelën/klanin e tij” me tri përbërës:

  • biznesmenët e ndërtimit e të medias që ishin pasuruar me leje ndërtimi dhe tenderë nga buxheti i bashkisë dhe individë me rekorde kriminale që do të mbaheshin shumë të maskuar,
  • zyrtarët, inspektorët e “sekserët” e bashkisë;
  • dhe mjaftistët e më vonë G99-shat.

Ky “rezervat” kishte filluar të formësohej që në vitin 2000 me vendosjen e Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës. Viti 2005, përmes “Politikës së re”, do të shënonte hapin e parë të ballafaqimit të projektit të Ramës me PSSH, me synim eliminimin e individëve me vlera, kontribute e reputacion të PSSH dhe fillimin e ndërtesës së këtij Sekti, që do të mundësonte realizimin e objektivit të Sektit, që fitimin nga Rama të postit të kryeministrit dhe ndërtimin e një qeverie tërësisht klienteliste, e madje në thelb antisocialiste, që do të quhej Rilindje. Përmes një strategjie të mirë përpunuar, në vitin 2013, pra pas 8 vjetësh të Ramës në krye të partisë, PSSH s’do të ekzistonte më realisht, ndonëse emrin Rama do ta ruante thjesht për të mashtruar socialistët dhe për të ruajtur përmasën elektorale por edhe për ta vendosur nën kontroll PSSH duke vënë në krye të saj njerëzit e sektit të tij. Gjatë kësaj kohe, Rama do të ndryshonte në themel strukturën e përbërjes së PSSH. Referuar PSSH së vitit 2005, Sekti i Ramës në vitin 2013 do të rezultonte:

  • me përforcim të përbërëses konservatore të “trashëgimisë së ish-nomenklaturës së lartë puniste”, pra përmes afrimit të “pinjollëve”, të ish-nomenklaturës puniste dhe promovimit të individëve të gardës konservatore;
  • dhe eliminim pothuajse të plotë të grupimit të parë të “profesorëve/reformatorëve” e dobësim ekstre të grupimit të dytë të “oportunistëve”.

Dy grupimet e eliminuara do të zëvendësoheshin nga

  • “shtylla” e interesave oligarkike, korruptive, kriminale e banditeske;
  • dhe “shtylla” e “mjaftistëve e më vonë G99-shave”.

Vijon nesër…