Arben Ahmetaj: Ekonomia shqiptare ka hyrë në një rrugë të qëndrueshme

558
Banka Botërore ka publikuar dje raportin “Doing Business 2016”, raport në të cilin vlerësohet lehtësia e të bërit biznes dhe reformat në 189 vende të botës, mbi bazën e 10 indikatorëve që merren në vlerësim. Në raportin e vitit 2016, Shqipëria renditet në vendin e 97-të në botë, renditje që ndikohet nga dy indikatorë, dhënia e lejeve tëndërtimit dhe marrja e certifikatës së pronësisë, si dhe pagesa e taksave. Sigurisht që kjo renditje e Shqipërisë ishte e pritshme nga ana e qeverisë shqiptare si rezultat i zhvillimeve të lidhura me këta dy indikatorë. Me ndërmarrjen e reformës territoriale, Këshilli Kombëtar i Territorit ka marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të lejeve të ndërtimit, me qëllim harmonizimin e instrumenteve të planifikimit lokal në kuadër të ndarjes së re administrative territoriale, dhe për një arsye tjetër, disiplinimin e ndërtimeve në Republikën e Shqipërisë. Sigurisht sot, sidomos Bashkia e Tiranës dhe e Durrësit, por në javët që vijnë edhe bashki të tjera, procesin e lejeve të ndërtimit e kanë të hapurnë bazë të ligjit përkatës. Kjo është një qasje afatgjatë për zhvillimin urban, planifikimin e zhvillimin e territorit, planifikimin e zhvillimit tëturizmitdhe zhvillimin ekonomik të rajoneve gjithashtu, dhe nejemi të bindur që në raportin e vitit të ardhshëm kjo reformë do të gjejë reflektim të drejtpërdrejtë nëpërmirësimin e indikatorit. Po në kuadër të reformave, dua të ndaj me ju se me VKM Nr. 725, datë 2.9.2015, është krijuar Agjencia e Zhvillimit të Territorit, që do të funksionojë si një“one stop shop” për lejet e ndërtimit. 
Unifikimi i procedurave
Qëllimi është unifikimi i procedurave të marrjes së lejeve të ndërtimit pranë KKT-së me lejet e ndërtimit pranë njësive të qeverisjes vendore; standardizimi dhe qartësimi i procedurave si dhe shkurtimi i kohës e kostove duke garantuar transparencë. Në të njëjtën kohë, qeveria shqiptare ka ndërmarrë një projekt në kuadrin e modernizimit dhe tëdixhitalizimit për ndarjen e sporteleve të zyrave të ZRPP, ato që janë zyrat e para që bëjnë shërbimin ndaj klientit, me zyrat që janë bazë për të përmirësuar, përshpejtuar shërbimin dhe për të ndarë përgjegjësitë me zyrat që merren drejtpërsëdrejti me shërbimin ndaj klientit dhe zyrat e tjera që prodhojnë materialet bazë. Gjithashtu, bashkimi i QKR-së dhe QKL-sëështë një tjetër reformë që ka kaluar tashmë në qeveri dhe pritet miratimi në Parlament. Regjistrimi i biznesit ka shënuar përmirësim cilësor në raport me një vit më parë. Sot, me regjistrimin në QKR bëhet automatikisht edhe regjistrim në organet qendrore dhe lokale të tatimeve, sigurimet shoqërore dhe inspektoriatin e punës. Procedura e regjistrimit të biznesit është shkurtuar nga 24 orë në 8 orë pune, ndërkohë qëështë mundësuar regjistrimi online për biznesin si dhe përmes portalit e-Albania, duke eliminuar pritjet e gjata në sportelet e QKR, shkurtuar kohën dhe kostot për biznesin. Procedurat për regjistrimin e pronës janë shkurtuar. 
Shkurtimi i procedurave
Nga të dhënat e Zyrës Kombëtare të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme rezulton që koha mesatare për regjistrim është ulur në 5.9 ditë nga 22 ditë që ishte në raportin e mëparshëm Doing Business. Sigurisht që renditja e Shqipërisë një vit më parë me një përmirësim prej 40 vendesh ishte një sukses për ekonominë shqiptare. Grupi i punës që u ngrit pranë MZHETTS për koordinimin e të gjitha nismave të qeverisëme impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e klimës së biznesit, ka bërë një punë të detajuar për të zgjidhur në thelb problemet që hasin investitorët dhe sipërmarrja në Shqipëri. Një pjesë e tyre janë finalizuar, një pjesë janë ende në proces, por jemi të bindur që secila prej tyre do tëjapë impaktin e vet të drejtpërdrejtë në klimën e biznesit dhe në raportin e vitit të ardhshëm. Dhe për t’i dhënë një përgjigje zërave që e kanë quajtur një “goditje” për ekonominë shqiptare, apo atyre që e duan Shqipërinë të fundit në rajon sa i takon konkurrueshmërisë, dëshiroj t’ju them se ekonomia shqiptare ka hyrë në një rrugë të qëndrueshme reformash agresive që shkojnë në thelb të ekonomisë, tek produktiviteti dhe konkurrueshmëria e vendit. Për më tepër, ne sapo mbyllëm procedurëne hapjes së ofertave për zonën ekonomike tëSpitallës. Brenda 30 ditëve do të shpallim fituesin që do të marrë përsipër zhvillimin e kësajzone që kemi bindjen do të jetë një nga zonat më konkurruese në rajon. 
Paketë ligjore për sektorët prioritarë
Kemi hartuar një paketë shumë të mirë ligjore në sektorë kyçe si turizmi, koncesionet, zonat ekonomike dhe investimet strategjike. Të gjitha këto do t’i shohim pa dyshim të reflektuara në vitin e ardhshëm. Dua të ndaj me ju gjithashtu, pavarësisht se nuk është si justifikim, që edhe metodologjia e vlerësimit ka ndryshuar dhe në thelb Shqipëria nuk është se ka humbur vende në raport me vetveten. Në raport me vetveten, përkundrazi, ka ato përmirësime që unë përmenda. Por, sigurisht që kjo është një sfidë për garën e konkurrueshmërisë që vendi ka me rajonin dhe në ekonominë globale. Banka Botërore është një partner që vazhdimisht ka mbështetur dhe vlerësuar axhendën e reformave të qeverisë shqiptare për rimëkëmbjen e ekonomisë, përmirësimin e klimës së biznesit dhe rikthimin e ligjshmërisë në ekonomi. Kjo është dhe arsyeja pse Banka Botërore ka vendosur në dispozicion të ekonomisëshqiptare dhe qeverisë shqiptare 1.2 miliardë dollarë dhe është partnere e reformave, mbështetëse e reformave në ekonominë shqiptare nga ana e qeverisë shqiptare në vazhdimësi. 
Sigal