Rexhvelaj: Ministria e shëndetësisë po thotë gjë tjetër nga Ministria e arsimit. Na qartësoni!

656
Sigal

Nga Mimoza Rexhvelaj

Më iluminoni pak ju lutem!

Meqënse unë punoj në mal dhe nuk ma “Rrok Tiranën” se nuk ka valë dhe lajmet vijnë me vones.

Shkollat u mbyllën dhe jam plotësisht dakort me vendimin.

Këtë pjesën e mësuesve nuk e kuptoj?
Ne do dalim në punë apo jo?
Po dolëm pa fëmijë çfarë do të bëjmë?
Apo të luajmë “gurcup”
Ne nuk Na kap? Si do mbrohemi?
Mësim “online” si bëhet ?

Me klasa virtuale si punohet kur shkollat tona nuk kanë rrymë elektrike, nuk kanë asnjë kompjutet, as edhe një të vetem dhe valët telefonike nuk mbërrin.

Prindërit e fëmijëve punojnë dhe nuk na e kanë terezin të merren me zyshat dhe detyrat e shtëpisë.
Na qartësoni ju lutem!

Se Ministria e shëndetësisë po thotë gjë tjetër nga Ministria e arsimit.

Cila vendos për mbrojtjen publike?