Presidenti i Republikës dekreton 5 përfaqësues dhe ekspertë të KLSH

155
Përgatiti Engjëll Musai
Drejtor i Gazetës “Telegraf” 


I lumtur që vlerësoj 5 përfaqësues dhe ekspertë të KLSH, një nga shtyllat më rëndësishme të administratës shtetërore, simbol i paanësisë dhe pavarësisë së tij
Vizitat dhe takimet me institucionin më të lartë të shtetit shqiptar sikurse eshtë edhe Presidenti i Republikës janë gjithmonë mbresëlënëse, të veçanta dhe me vlerë e padiskutueshme për këdo që ka fatin të respektojë dhe të ndihet i nderuar nga numri Një i shtetit, i cili përfaqëson njëkohësisht edhe bashkimin por dhe unitetin, jo vetëm mes njerzve, por edhe të historisë së lavdishme të kombit tonë. Pikërisht këto momente të veçanta na krijoi edhe ftesa për të qenë të pranishëm më 15 Qershor 2017, ora 12.30 pranë Presidentit të Republikës z.Bujar Nishani, i cili do të kishte të ftuar personalitete me vlera të veçanta të botës akademike, shkencore, universitare dhe intelektuale. Këto vlera i përkisnin një institucioni të pavarur kushtetues që, pa më të voglën mëdyshje, është konsideruar si e vetmija barrierë kundër krimit ekonomiko-financiar, korrupsionit dhe abuzimit me buxhetin dhe taksat e shqiptarve. Dhe ky institucion është Kontrolli i Lartë i Shtetit, ( KLSH ) i cili ka marë edhe vlerësimet maksimale nga organizmat e BE dhe Departamentit Amerikan të Shtetit për përkushtimin dhe vendosmërinë në luftën kundër korrupsionit. Pikërisht për këto vlera dhe kontribute të dhëna nga KLSH, Presidenti i Republikës z.Bujar Nishani dekoroi disa nga figurat që kanë kontribuar për forcimin e këtij institucioni, por edhe që e zgjuan nga gjumi netralgjik që kishte vite që flinte. Personalitetet; doktori i shkencave ekonomike zoti Bujar Leskaj, njëkohësisht edhe Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Profesor Jorgji Bollano, Profesor Omer Stringa, z. Bashkim Spahia, Profesor Skënder Osmani u dekoruan nga Presidenti i Republikës z.Bujar Nishani janë pjesë e kontributit të KLSH, misionit dhe vizionit të saj duke bërë që institucioni më i lartë shqiptar i auditimit të jetë pjesë e denjë e strukturave Euroatlantike. Duhet theksuar, se pavarsisht faktit që sot u dekoruan disa nga personalitetet më të rëndsishme të fushës ekonomike, financiare dhe audituese ky vlerësim shkon edhe për të gjithë ekipin e KLSH, i cili me punën në grup dhe profesionalizmin është kthyer në pjesë e suksesit dhe vlerësimit kombëtar dhe ndërkombëtar. Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë dhe më i specializuar i auditimeve ekonomike e financiare, i cili në veprimtarinë e tij i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Mjafton të përmendim disa nga treguesit e KLSH në dy katërvjeçarët e fundit 2008 – 2011 dhe atë të periudhës 2012 – 2015 kur në krye të KLSH ndodhet Dr.Bujar Leskaj.

Edhe për periudhën Janar – Dhjetor 2016, KLSH ka ndjekur të njëjtin ritëm pune dhe njëkohësisht edhe suksesi në evidentimin, parandalimin dhe ndëshkimin e rasteve abuzuese në institucionet e audituara prej saj. Ja treguesit:

Tregues
të Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën Janar 2016 – Dhjetor 2016

 

1.      Ligji
nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”: 456

2.      Me
Kodin e Punës dhe Kontratën Kolektive apo Individuale të Punës: 586

3.      Masat
Administrative: 471

Shuma (I+II+III): 1515

Kallëzime penale: 49

Nëpunës të kallëzuar penalisht: 191

Misioni
Informimi i publikut dhe i Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me përdorimin e burimeve me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçiencë nga pushteti qendror dhe lokal dhe nga njësi të tjera publike, si dhe nxitja e përgjegjshmërisë në të gjithë sektorin publik, në përputhje me praktikat me të mira të BE dhe me standardet ndërkombëtare të INTOSAI, duke kontribuar për qeverisjen e mirë, nëpërmjet luftës kundër korrupsionit. 
KLSH synon të jetë një institucion profesional i besueshëm që i kontribuon shtimit dhe kursimit të vlerës së parave publike, duke dhënë siguri mbi llogaritë financiare të përdoruesve t ë ty re dhe duke ndihmuar në përmirësimin e menaxhimit të Qeverisë e të enteve të tjera publike nëpërmjet auditimit, duke fituar në këtë mënyrë besim të plotë tek qytetarët shqiptarë dhe të audituarit. 

Sfida jonë është një vizion koherent për KLSH, mbi bazën e eksperiencave më të mira të vendeve të BE-së dhe respektimit rigoroz të standardeve ndërkombëtare të kontrollit INTOSAI. Ajo është edhe një thellim i realizimit të misionit të KLSH në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimeve në administrimin e pronës publike, një përmirësim i metodologjisë së kontrollit, duke kthyer vëmendjen tek auditi i performancës, krahas rritjes së efiçiencës së auditit financiar, një sinergjizim i politikave dhe veprimeve me strukturat e tjera shtetërore të së njëjtës fushë, duke ruajtur pavarësinë e KLSH si organi më i lartë i kontrollit ekonomiko-financiar.

Sfida jonë është zhvillimi i burimeve njerëzore të KLSH në nivelin e parametrave të kërkuar nga INTOSAI dhe në përputhje me sfidat integruese të vendit, si dhe përmirësimi i transparencës në marrëdhëniet me publikun, nëpërmjet një partneriteti të gjerë me median dhe me organizatat jo-fitimprurëse të interesuara për luftën kundër korrupsionit
Ju faleminderit nga zemra në emër të Shtetit dhe qytetarëve shqiptarë!
Bujar Nishani
Presidentit të Republikës

Ndihem veçanërisht i privilegjuar që në cilësinë e Kreut të Shtetit, të organizojmë së bashku sot një ceremoni vërtet të thjeshtë, por kaq të veçantë për nga përmbajtja dhe thelbi i saj vlerësues. Mes nesh kemi sot pesë personalitete, pesë shërbyes të denjë e shembullorë të shtetit, të cilët përveçse jetën ia kushtuan arsimit universitar, por janë shndërruar gjithashtu në pesë ekspertë që kontribuan e vazhdojnë të kontribuojnë cilësisht e me devotshmëri në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në këtë insitucion kaq dinjitoz e të rëndësishëm në mbarëvajtjen ekonomike dhe kontrollin financiar të shtetit shqiptar. Kontrolli i Lartë i Shtetit në tri dekadat e fundit është modernizuar vazhdimisht, ka rritur cilësinë e punës dhe sidomos paanshmërinë dhe pavarësinë e tij – ashtu siç duhet të jetë vërtet një institucion model kushtetues e bashkëkohor, – duke arritur në këto vitet e fundit parametra të duhur të standardeve evropiane. Prandaj iu përgjigja menjëherë me shumë kënaqësi propozimit të ardhur për këto vlerësime, sepse të vlerësosh me tituj nderi specialistë të vjetër të auditit shqiptar, para se të jetë një nderim për ata, është një krenari edhe për mua si Kreu i Shtetit. Personalitetet që ne vlerësojmë sot si maratonomakë modernë të betejave novatore për zhvillimin e ekonomisë, i kanë shembur muret e pengesave të çfarëdoshme me forcën e motos së famshme të Presidentit amerikan Kenedi: “Mos pyet se çfarë bëri Atdheu për ju, por çfarë bëtë ju për të”.
Profesor Skënder Osmani 

Është një personalitet i njohur i shkencave natyrore, që ndoshta në fëmijërinë e tij të hershme në lagjet e kryeqytetit shqiptar nuk i pati ëndërruar kurrë fushat ku ai do të shkollohej në të ardhmen e tij. Pasioni i tij drejt matematikës në vitin 1981 e shtyu të doktorohej në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega matematikë. Por para se ai të certifikohej si shkencëtar me titull, ai qe bërë me kohë i tillë. Ka botuar si autor kryesor apo bashkëautor më shumë se 50 tekste universitare dhe pasuniversitare. Ai ka qenë një ndër nismëtarët e krijimit të Departamentit të Informatikës dhe drejtues i “Konferencës Ndërkombëtare të Ujit”, mbajtur në vitin 1999, në Turqi si dhe shumë punime interesante në revistën “Auditim Publik”, botim i KLSH-së

Profesor Jorgji Bollano 

Është një tjetër personalitet i shkencave ekonomike shqiptare. Ky pedagog i gdhendur në memorien e dhjetëra studentëve të ekonomikut, i ka studiuar financat shqiptare në tërësinë e tyre. Aktualisht ai është Dekan në Fakultetin e Ekonomisë dhe Financës, të Universitetit “Marin Barleti”, anëtar i Komitetit Kombëtar të Drejtimit dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit. Profesor Bollano ka dhënë ndihmën e tij në ngritjen e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky patriark i palodhur i shkencave financiare shqiptare nuk ndalet asnjëherë për të ofruar konsulencën e tij në çdo aktivitet të zhvilluar nga ky insitucion. 


Profesor Omer Stringa 

Është një idhull i profesoratit të universitetit tonë. Pedagog karriere dhe aktivist politik e shoqëror qysh nga dhjetori i largët i vitit 1990, ai ka qenë edhe një studiues dhe kontribues “par exellence” në shkencat ekonomike shqiptare. Bir i një familjeje të dëgjuar të Elbasanit, pasi u diplomua për matematikë, ka dhënë mësim gjatë gjithë karrierës në Katedrën e Matematikës në Fakultetin Ekonomik, por nuk ka reshtur së dhëni edhe kontributet e tij të vyera në proceset demokratike të vendit tonë dhe për emancipimin e Arsimit të Lartë e shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Doktor i Shkencave në Fushën e Statistikës së Aplikuar, që prej vitit 1984. Ka mbajtuar detyra drejtuese në Departamentin e Statistikës, Matematikës dhe Informatikës së Zbatuar, në Fakultetin Ekonomik të UT por edhe si Dekan i Fakultetit të Ekonomisë. 

Zoti Bashkim Spahia 

Bën pjesë në ata specialistë aq të aftë në mjeshtërinë e tyre, sa ndoshta mund të jetë i vetmi që punoi 31 vite në KLSH. Për mëse tre dhjetëvjeçarë ngjiti shkallët e karrierës si auditues i lartë e drejtues departamenti. 

Dr.Bujar Leskaj Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit
Dekoruar me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu me numër Dekreti 10445, datë 12 .6.2017. 

I fundit jo për nga rëndësia, por do të thosha për nga modestia që e karakterizon, është doktori i shkencave ekonomike zoti Bujar Leskaj, njëkohësisht edhe Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kryetari Leskaj ka një kontribut të pamohueshëm në rritjen e llogaridhënies dhe transparencës si dhe ka mundësuar me drejtimin e tij të pagabuar rritjen cilësore të KLSH-së për të qenë një nga institucionet model të shtetit shqiptar. Ai ka arritur të thellojë më tej punën e KLSH në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe abuzimeve me pronën publike, por edhe duke sjellë një përmirësim të dukshëm e të prekshëm të metodologjisë së kontrollit, në sinergji të plotë me institucione të tjera shtetërore. Mund të them me plot bindje se Kryetari Leskaj ka harmonizuar më të mirën e burimeve njerëzore të KLSH-së në partneritet të plotë me të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare në funksion të konsolidimit të shtetit ligjor dhe mbrojtjes së parametrave ekonomiko-financiarë. Por veçanërisht zoti Leskaj ka mundësuar e shënuar një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet homologe jo vetëm të rajonit të Ballkanit, por edhe me ato të vendeve më të përparuara evropiane, duke përafruar standardet e punës e të shërbimit cilësor me ato të Bashkimit Evropian. – merita të pamohueshme që zotit Leskaj i janë njohur edhe ndërkombëtarisht. Për disa minuta jam përpjekur të përshkruar shkurt trajektoren profesionale të 5 intelektualëve që historinë e tyre e lidhën me ekonominë dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit. Këto simbole të Shkencave Financiare Shqiptare janë paskajshmërisht modestë për çfarë ata kanë bërë në jetën e tyre. Por do të ishte e padrejtë për mua si President i Republikës, që të mos shpalosja në emër të shtetit që më ka zgjedhur në këtë detyrë, vlerësimet më të sinqerta dhe falënderimet më të ngrohta për gjithshka që ata kanë përmbushur si personalitete të ndritura të ekonomisë sonë dhe qytetarë nga më të respektuarit që ka njohur ky vend. Për më tepër që ju jeni mbikëqyrësit dhe rojtarët më të besueshëm e të pakompromentueshëm të financave dhe parave të taksapaguesve shqiptarë. 
BUJAR LESKAJ ( Doktor i Shkencave Ekonomike )
Të dhëna personale
Emri Bujar
Atësia Farudin
Mbiemri Leskaj
Datëlindja 3 Korrik 1966
Vendlindja Vlorë
Gjendja civile I martuar, me katër fëmijë.

Edukimi
1990 UT Fakulteti Gjeologji – Miniera
1998 UT Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë
2002 UT Fakulteti i Drejtësisë
2003 Universiteti i Nebraskës – Lincoln SHBA – Diplomë për mësimdhënie në nivel masteri në Administrim Publik
2004 Dhoma Kombëtare e Avokatëve, titulli “Avokat”
2005 Universiteti Bamberg, Gjermani – specializim për Financat Publike
2002- 2006 Fakulteti i Ekonomisë, Shkolla e studimeve të thelluara pasuniversitare – Master në Financë
2009 UT Fakulteti i Ekonomisë – Dizertacioni me temë “Senjorazhi dhe disa probleme të tij në Shqipëri”

Grada shkencore
2009 Doktor i Shkencave Ekonomike
Karriera profesonale
1993-1994 Doganier në degën e doganës, Vlorë
1994-1997 Kryetar i degës së doganës, Vlorë
1997 (prill-gusht) Nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave
2000-2005 Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, Departamenti i Financës
2005-2009 Pedagog i jashtëm në Fakultetin e Ekonomisë
2009- 2011 Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë
23 dhjetor 2011 – në vazhdim Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit

Karriera politike
1997-2011 Anëtar aktiv i PD
2001-2005 Anëtar i Bordit financiar të PD
2001- shtator 2011 Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD
2005-2009 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
2005-2007 Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit
2007-2009 Anëtar i Delegacionit të përhershëm të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s;
2007-2009
2009-2011 Anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë
Drejtues i Institutit të Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora”
Gjuhë të huaja
Anglisht
Botime
“Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009”, Tiranë 2009 
“Brenda dhe Jashtë…..PARLAMENTIT (maj 2007-2009)”, Tiranë 2009 
“Senjorazhi”, Punim doktorature, Tiranë 2009 
“Paraja dhe Banka” (Cikël Leksionesh), Tiranë 2011
“Leksione në Financë” (Pjesa I), Tiranë 2011, 
“Muzat e Qëndresës” (Nëpër libra të kryqëzuar), Tiranë 2011
“Leksione në Financë” (Pjesa II), Tiranë 2012 
Artikuj në periodikë shkencorë dhe në shtypin e përditshëm 
Pjesëmarrje në Konferenca shkencore
22 Dhjetor 2011
Betuar në Kuvendin e Shqipërisë pas votimit nga Kuvendi më 15 Dhjetor 2011, të dekretit të Presidentit nr.7163, dt.17 nëntor 2011.
Miratuar me 70 vota Pro, 61 kundër, 3 abstenime
Z.Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH-së është ideatori dhe bashkëautor në të gjitha botimet e KLSH-së, ku përmendim:
– “Historiku i KLSH-së 1925-2012”
– “EUROSAI”, 2012
– “Standartet e auditimit të INTOSAI-t”, 2012
– “Udhëzues i auditimit të Performancës”, 2012
– Z.Bujar Leskaj, është Kryetar i Bordit të Revistës Shkencore të KLSH-së, “Auditimi Publik”, revistë katërmujore që publikohet në gjuhët shqipe dhe angleze. Numri i parë i saj ka dalë në maj 2012.