Nesër do të lexoni/ Prof. Përparim Kabo: Evropa dhe gjenerali De Gol

9
“Evropa, që ta merrni vesh ju,-i thoshte gjenerali De Gol Philippe Ragueneau-së, është si një tryezë e shtruar: mishi e pjekur është Franca dhe Gjermania, me pak garnitura përreth është Italia ndërsa pijet janë Beneluksi”. A ishin këto fjalë profeci apo mallkim, anticipim apo udhrrëfim për BE-në. Sot mbushen plot 55 vite nga 22 janari 1963, një pikë kthese në atë që quhet Bashkimi Evropian. “Traktati miqësisë mes Francës dhe Gjermanisë” Më konkretisht! Traktati i Elysee ishte një traktat miqësie mes Francës dhe Gjermanisë Perëndimore, nënshkruar nga Presidenti Charles de Gaulle dhe Kancelari Konrad Adenauer më 22 janar 1963 në Pallatin Elysee në Paris. Me nënshkrimin e këtij traktati, Gjermania dhe Franca vendosën një themel të ri për marrëdhëniet që përfunduan shekuj rivaliteti mes tyre. Traktati bëri thirrje për konsultime të rregullta midis Francës dhe Gjermanisë Perëndimore për të gjitha çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me mbrojtjen, arsimin dhe çështjet rinore. Ai gjithashtu kërkonte takime të rregullta midis zyrtarëve të nivelit të lartë, që nënkupton që shefat e shtetit dhe qeverive duhet të takoheshin të paktën dy herë në vit dhe Ministrat e Punëve të Jashtme çdo tre muaj, për të siguruar bashkëpunim të ngushtë midis dy shteteve. Takimi i parë midis dy krerëve të shtetit u zhvillua në shtëpinë private të Gjeneralit de Gaulle në Colombey-les-Deux-Eglises në shtator 1958. Që atëherë, krerët francezë dhe gjermanë e kanë mbajtur marrëdhënien e fortë, shpesh…

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”