Nesër do të lexoni/ Politika e re e mbrojtjes dhe e sigurisë së përbashkët evropiane

780
Kolonel (R) Hajro LIMAJ
Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare
Periudha që thuhet se do të përfundojë me shkëputjen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian dhe që emërtohet “Brexit” filloi në Mars të vitit 2017 në mbështetje të Nenit 50 të Marrëveshjes së Lisbonës. Në kushte normale, Neni 50 parashikon që periudha e kësaj ndarje apo shkëputje të plotësohet brenda dy vjetëve. Kur thuhet “Brexit”, në veçanti kuptohen temat si marrëdhëniet e tregut,të tregtisë, të ekonomisë,të lëvizjes së lirë që ekzistojnë midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian. Nga përfundimi i referendumit dhe deri tani nuk është gjetur ndonjë koment apo në ndonjë vlerësim i rëndësishëm që ka të bëjë në lidhje me përmasat e mbrojtjes nga kjo punë. Sepse në kushtet e ndarjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian Politika e Përbashkët e Sigurisë dhe e Mbrojtjes që është zhvilluar brenda Bashkimit Evropian do të influencohet seriozisht zbatueshmëria që emërtohet me emrin OGSP. Anglia dhe Franca janë dy vendet e Evropës që zotërojnë fuqi nukleare dhe që përbëjnë dy direkët kryesorë nga pikëpamja e politikave te sigurisë dhe të mbrojtjes së Bashkimit Evropian. ”Brexit” do ta ndryshojë këtë gjendje. Me një thënie tjetër, Anglia me Turqinë, do të kenë të njëjtin status si dy vende të Evropës që nuk do të jenë anëtare të Bashkimit Evropian por që janë anëtare të NATO-s. Gjermania,mbas “Brexit” mendon se fuqizimin e sigurisë së Evropës do të mund të vazhdoje me mundësitë e veta jashtë NATO-s .Edhe deklarimet jo pozitive të Donald Trump-it në lidhje me NATO-n dobësuan besimet që kishin Evropianët nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këto kushte iu hap rruga orientimit të kërkimeve që do të realizojnë sigurinë e Evropës duke u mbështetur në këmbët e saj. Ja për këto arsye atje u hodh mendimi një marrëveshje të re për mbrojtjen. Marrëveshjes së Mbrojtjes së “ Bashkëpunimit të Përhershëm të ndërtuar “ njihet me emërtimin e shkurtuar në Anglisht PESCO. Disa rrethe në Evropë më një herë këtë strukturë të re avancuan duke e quajtur alternative të NATO-s. Qoftë pasiguria dhe dyshimet qe krijuan Shtetet e Bashkuara ne hapësirat e NATO-s,qofte shkëputja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian së bashku me “Brexit”-in mundën të tregojnë të drejtë ndjeshmërinë dhe hyrjen në një zgjidhje të nevojshme në një alternativë të tillë. Por në çështjen se a do të mund ta sigurojë këtë alternative PESCO ka dyshime të mëdha. Para së gjithash, marrëveshjen në fjalë e firmosën 23 vende anëtare të NATO-s. Po të llogarisim nga tani Anglinë e shkëputur, janë 27 anuarë të Bashkimit Evropian…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal