Nesër do të lexoni/ Katër vjet pa Sokol Olldashin

757
Ëngjëll Musai 
Drejtor i Gazetës “TELEGRAF”
Në historikun e pluralizmit shqiptar, jeta e liderëve të politikës ka dëshmuar se ata kanë punuar shumë për t’i tërhequr qytetarët nëpër parti të ndryshme, duke i ndarë ata nëpër kampe të Majtë e të Djathtë. Ndërsa vdekja e Olldashit dëshmoi se ai ka punuar kurdoherë për t’i bashkuar shqiptarët duke shërbyer si çengel shprese për aspiratat dhe ëndrrat e tyre. Në punën e tij të përditshme rezultative, numërohet suksese reale, si gjatë kohës kur ishte ministër i Brendshëm apo i Transporteve, ashtu edhe në detyrat e tjera që ka kryer brenda një periudhe kohore të shkurtër. Gazeta “Telegraf” gjatë kësaj periudhe ka bashkëpunuar vazhdimisht me këtë reformator të politikës, duke publikuar në faqet e veta, projektet dhe rezultatet pozitive të punës së tij. Në këtë bashkëpunim të ndërsjellë, ne krenoheshim me të. Dhe asnjëherë nuk e kishim menduar se do të vinte një ditë që të derdhnim kaq shumë lot për të, sepse ishim mësuar që Olldashi bënte pjesë tek njerëzit që na shtonte gjithmonë optimizmin. Megjithëse…
Për më shumë nesër në Gazetën Telegraf
Sigal