Ermelinda Meksi: Thellimi në ndarjet sociale rrezikon të ardhmen duke nxitur krizat

144

Deputetët në radhë të parë duhet të kenë përfaqësim dinjitoz të popullit në organin e tij më të lartë si dhe të ulet numri i deputetëve në Kuvend.

Sigal

 

“…Kështu njeriu kalon nëpër shekuj. Në vend që të naltësohet ndër sfera të kullueta e të shklasi prej hyllit në hyll me hapa përparimi – njeriu poshtnohet e bahet derr dhe Sokratin e dëbon të fyem, tuj ja vu maskën e derrit.

Q’ashtu njeriu ja luejti lojën. Kujt? Vehtes, vehtes! – bërtet morali prej mërgimit,…”.

“Sokrati i vuejtun apo derr i kënaqur” i Migjenit më erdhi në mendje pas seancës Kuvendore, ku në mungesë të argumentave ekonomike ( pafolur për moral të majtë ) thuajse në unanimitet, deputetët sanksionuan me ligj thellimin e pabarazisë sociale.

Në librin e tij “Çmimi i pabarazisë” nobelisti Stigliz paralajmeron se thellimi në ndarjet sociale rrezikon të ardhmen duke nxitur krizat.

Prandaj ky ligj duhet të shoqërohet me rregullime të mëtejshme ligjore, që zbusin dallimet sidomos për shtresat me të ardhura të ulta dhe pensionet.

Kjo kërkon politika që nxisin rritjen ekonomike dhe zhvillimin, të ardhurat dhe efektivitetin e shpenzimeve publke.

Është koha për një reformë serioze lidhur për numrin e deputetëve në Kuvend si dhe mënyrën e zgjedhjes së tyre, për të pasur jo vetëm paga, por dhe përfaqësim dinjitoz të popullit në organin e tij më të lartë në Kuvendin e Shqipërisë.