Muamer Vuci: Dy mrekullitë në arsim

261
Me rastin e 7 Marsit 
Ne Korrik te viti 1966 Drejtori i Arsimit te rrethit Shkoder Z.Palok Kraja me komunikoi detyren e re: “Drejtor i shkolles 8-vjeçare Zagore”. Para 50 viteve me pare une fillova detyren e re te drejtorit te shkolles. E fillova me passion pasi njoha ambjentin e shkolles dhe u njoha mire me personelin mesimore fillova te enderroja per diçka, diçka te re. Keshtu me mbeshtetjen e Kryetarin e Lokalitetin e Zagores Z.Ahmet Binaku, i propozova Komitetit Ekzekutiv te rrethit qe shkolla 8-vjeçare Zagore te marre emrin “Migjeni” dhe te thirret shkolla 8-vjeçare “Migjeni Zagore”. Kjo u aprovua edhe sot njihet me kete emer. I beme nje kornize te bukur dhe shume decorative emblems se shkolles sa qe thonte populli qe qindra metra larg dukej emertimi i shkolles. Ne kete kolektiv une gjeta mesues me pervoje te cilet kishin nji pervoje disa dekadeshe ne arsim, si per filloren po ashtu dhe 8-vjeçaren por nuk harroj te permend mesueset e mrekullueshme si: Dorate Pistulli, Anton Thani, Golim Marleci, Ismet Çausholli, Xhevad Shkreli, Kristina Daka, Marie Pistulli, Xhemal Shpuza, Myfit Gjylbegu etj..qe kane mbetur ne kujtesen time si mesues te devotshem ne edukimin e nxenesve. 
Isha shume i ri, kisha pak pervoje si mesues matematike ne Bratosh, tani po ndeshesha me diçka te re, ne drejtimin dhe organizimin e nje shkolle 8-vjeçare me 300 nxenes, me 22 mesuesa ne qender te Zagores por me 7 anekse me klasa kolektive si: Shkolla fillore “Gorej” me mesues Nikoll Elezin; Shkolla fillore “Stol” me mesues Ramiz Liken; si dhe shkollat fillore Lohe e Siperme, Dedaj, Çekdedaj, Makaj dhe Boge. Ne kete situate isha i detyruar te humbje me ore te tera udhetimi per ti vizituar keto shkolla sepse vetem nga Zagora deri ne Bogen e larget jane 17 km. Duke pasur energjine rinore brenda 2 muajsh i shkela te gjitha shkollat, por ishte e pamundur qe te behen kontrolle duke levizur ne kembe. Per lexuesin sot eshte e kuptueshme qe gjithe luginat e Shrelit per tu vizituar duhet nje makine ne dispozicin kur asokohe as qe nuk flitej per gjera te tilla. Me ka mbetur ne kujtese se si i’u drejtova Kryetarit te Koperatives Z.Ahmed Mema qe te me jepte nje kale shalet per sherbime kur kaloja ne luginen e Shkrelit dhe do t’ja kompesonim kete nder me gjera te tjera. Ai duke qene nje djale zagoret dhe Arsim dashes na ndihmoi per te bere disa here sherbime me kale, por nuk e zgjati shume. Viti shkollor 1966 – 1967 u mbyll me sukses, u arriten te gjithe objektivat ne procesin arsimore dhe edukativ, ne shtimin e bazes arsimore, ne zbukurimin dhe higjenen ne shkolle. Ajo qe beri figure dhe mbeti ne kujtesen e fshatareve ishte lulishja e shkolles ku aty jo veten qe u mbollen mbi 150 fidane selvije, akacia dhe pisha e u ndertua dhe nje shatervan ne qender te lulishtes. Ne ujin e ketij shatervani notonin peshqit kinez qe ne i vendosem dhe ne akuarjume. Duke e mbyllur kete vit shkollor dhe duke menduar me optimizem per nje vit te ri ne maj filloi te lindi idea per te kryer nje aksion per grumbullimin e tharjen e sherbeles nga 140 nxenes te 8-vjeçares. Pra 2-javeshi i punes se dobishme shoqerore do te realizohet duke bere aksionin ne mbledhjen e tharjen e sherbeles. Keshtu drejtoria e shkolles ndertoi nje program pune per 2-javeshin e punes se dobishme. Prandaj secili mesues kujdestare me nxenesit e tij dilte ne mengjes nga ora 8 deri nga ore 13 per te mbledhur sherbelen, e peshonin te njome dhe me kalimin e kohes evidentonin sasine e secilit nxenes qe dorezonte çdo dite. Keshtu u arrit qe per 2 jave secili nxenes te saktesonte sasin e sherbeles qe ka dorezuar te njome dhe mbas disa ditesh ju benim te njohur konvertimin ne sherbele te thate (sipas kuofiçenti agronomi specialist) qe ishte bere ne korridoret dhe ne ambjentet e shkolles. Keshtu u arrit nje liste e sakte me emrin e secilit nxenes dhe me sherbelen e thate reale qe kishte ne shkolle, duke percaktuar vleren ne lek per sherbelen e thate si dhe duke shenuar treguesit anatomike te gjatesise trupore te vajzave dhe djemeve, si dhe numrat ne pergjithesi te sandaleve apo te kepuceve qe duheshin blere sipas numrave te kembeve te nxenesve. Per dy jave, 15 – 30 gusht, u morrem kryesisht me blerjen e veshmbathjes te te gjithe nxenesve te shkolles 8 –vjeçare (klasa 5, 6, 7, 8 – 140 nxenes). Me nje kujdes te jashtezakonshem nga mesueset u be e mundur qe grykeset e vajzave te kishin numer te sakte, po ashtu dhe per çorapet e bardhe, shallin e pionerit dhe kepucet. Ne kete çmim te secilit nxenes eshte futur dhe pagesa e librave, fletoreve, mjeteve mesimore sipas lendeve te ndryshme, ne veçanti raportor, vizore dhe kompase etj. Ne kete aksion kontribuoi ne menyre te devotshme shitesja e asaj kohe, e dyqanit “Pioneri” (Tule Pashiqi) e cila jo vetem na vuri ne dispozicion dyqanin por komunikoi dhe me Korçen, me Ndermarrjen e Veshjeve Sportive duke sjellur disa dhjetera komplete tutash blu, te kuq dhe pantallon e fanela te ndryshme. Ne keto dy jave, u lajmeruan gjithe nxenesit te vinin ne shkolle dhe e merrnin rrobat dhe ti benin prove. Keshtu u arrit qe deri ne ditet e para te shtatorit te gjithe nxenesit te ishin te pajisur me veshmbathje, me libra shkollore dhe ne raste te veçana kishte prej atyre qe morren dhe baze materiale per vellezerit apo motrat e tyre me te vegjel. Ne javen e pare te shtatorit ne beme nje prove gjenerale, ku mesuesi Golem Marleci, Anton Thani, Dorate Pistulli, Xhevat Shkreli etj, qendruan me dite te tera ne shkolle pa u kthyer fare ne Shkoder. Duhet ta dini se dy skodat e vjetra Çeke (me turi) u mbushen plot me 350 thase sherbele te thate, te cilesise se pare, duke u paguar 25 leke te vjetra per 1kg. Ajo dite ka bere pershtypje te madhe ne te gjithe zonen e Shkrelit e te Kastratit, duke thene se mesuesit po shesin sherbelen ne shtet per ti veshe nxenesit. Dhenia ne dore e 280 mije lekeve te vjetra nga shefi i finances i Ndermarrjes se Grumbullimit, zoti Xhelal Komi per shkollen tone, ne prezence te nje procesverbali te firmosur nga 3 mesues, ka qene nje nga aktet me humane qe kam njohur une ne jeten time ne arsim. Respekt te plote per gjithe ata qe kontribuan ne kete aksion, ne veçanti dhe zoti Elez Galica, ku si drrejtor ndermarrjeje shkeli ligjin dhe na urdheroi ten a paguanin kesh ne dore 280 mije leke te vjetra. 
Mrekullia e bere ne Zagoren e lashte, ku grumbulloheshin te gjithe femijet e Lugines se Shkrelit u shfaq me madheshtine e saj me 15 shtator 1967. Ne oren 8:00 te mengjesit, nxenesit nepermjet radios me bateri degjuan pershendetjen e ministrit simpatik dhe me jetegjate Thoma Deliana. Pastaj pershendeten ne emer te Ministrise se Arsimit, te Komunitetit te Partise se Rrethit, te Komunitetit Ekzekutiv dhe ne fund fola dhe une shume shkurt. U entuziazmova per faktin se zoti Xhemal Dini dhe zoti Bilal Parruca u shprehen duke thene se ky eshte nje aksion i rradhe i panjohur dhe e pershendesim gjithe kolektivin e kesaj shkolle, duke bere dhe nje revolucion ne uniformat e nxenesve, duke hequr çorapet e leshit dhe ruben. Pasi hyne ne mesim te gjithe nxenesit, une e trajtova problemin e grumbullimit te sherbeles si nje rast unikal per vlerat e medha qe ka kjo bime medicinale ne luginat e Shkrelit dhe Kastratit dhe se si duhet treguar nje kujdes i madh nga ndermarrjet e grumbullimit, si dhe kooperativat bujqesore te asaj kohe. Kjo ngjarje pati jehone te madhe ne te gjithe rrethin e Shkodres. Por ajo qe ishte me e rendesishme, artikujt luftarake te Brigadave te Shtypit, te “Zerit te Popullit” e te Gazetes “Bashkimi” rane poshte kur ato shpreheshin: Kjo sherbele eshte e kooperatives bujqesore. U vertetua se drejtori i shkolles 8-vjeçare “Migjeni” Zagore, Muamer Vuci nuk ka magazinuar sherbelen e kooperatives por ka grumbulluar dhe sistemuar ne te gjitha klasat sherbelen e thate te nxenesve te kesaj shkolle.” Me kerkuan qe te beja nje artikull si kunder pergjigje per Brigadat e Shtypit qe me akuzuan rende, por meqenese ishin shume faktore qe me frenonin vendosa qe keto probleme ti ngrij ne Aktivin e arsimit ne Shkoder ne fund te shtatorit 1967. Keshtu, kur u mblodh aktivi ishte anemik dhe pa diskutime te gjalla, prandaj zv/ministri Hasan Duma beri verejtje dhe tha: “qe nuk do te donte te degjonte per kapertonat e biçikletave te mesuesve”. Ne keto momente, me nje guxim rinor une u ngrita dhe kerkova fjalen. Ne substance une shtrova problemin se aksioni dy javor i mbledhjes se sherbeles kishte vlera te medha edukative, patriotike dhe financiare. Keto tregues u pane ne menyre konkrete edhe ne diten e pare te shkolles ku shume nga te presidiumit te aktivit ishin prezente gjate dites se pare te shkolles. Perseri ketu zoti Xhemal Dini si nje filozof qe dinte te trajtonte problemet e edukimit, e çmoi kete inisiative dhe kerkoi te behej shembull mbrenda mundesive nga shkollat tjera te Shqiperise. Nuk kaloi nje jave, dhe une shkrova nje artikull me teme “EDUKIMI I NXENESVE ESHTE PROÇES I VAZHDUESHEM” per Gazeten Lokale “Jeta e Re”, date 17 tetor 1967. 
Nga kjo ngjarje kane kaluar plot 50 vjet. Por ne viziten time per 7- Marsin e vitit 2016 ku shkova se bashku me disa ish drejtore te asaj shkolle, si Besnik Bekteshi, Mithat Dibra, Astrit Podgorica dhe mesuesin zagorian Ragip Dushkaj pasi pershendeta punen e bukur per historikun e shkolles, i bere me shume pergjegjesi nga ish drejtoresha, bije e Zagores, Feride Curraj, une i dhurova nje kornize ku ishte vendosur shkrimi im 50 vite me pare. Po ashtu, dhurova dhe nje tjeter kornize te bukur me emblemen e shkolles, – Shkolla 9 – vjeçare “Migjeni” Zagore. Ne u kenaqem dhe u emocionuam nga afrimi i nxenesve te vegjel me ne. 
Historia e sherbeles filloi nga ne, por ne shperthimin e demokracise pati shume biznesmene malesore nga zona e Bajzes, e Zagores dhe e Grizhe Gruemire qe jane bere te njohur per te gjithe Shqiperine. Tani biznesmeni i suksesshem nga Zagora, Ramadan Lika u be i njohur jashte Shqiperise, ne veçanti ne Gjermani, po keshtu dhe biznesmenet e tjere si Vesel Muçaj nga Bajza, Haxhi Bercaj nga Zagora kane pasur sukses ne grumbullimin, perpunimin dhe shitjen e bimeve etravajore. Duke zgjatur historine e sherbeles se Zagores nuk mund te rri pa permendur qe ne vitet 1991 – 1993 une personalisht administrova firmen Hyseni me pronar Sheuqet Hyseni. Kjo me beri qe te kem kontakte me pioneret e pare te sherbeles shqiptare qe eksportohej ne Gjermani. Ne horizont, ne Durres, ne magazinat qendrore te Plan Peksit vjen te dorezoje sherbele nje djalosh 22 vjeçar qe tani njihet nga gjithe Shqiperia, Filip Gjoka. Kompania e tij, nder me te fuqishmet ne Ballkan ka marreveshje te plota me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe me vende te tjera. Per kete biznesmen flasin te gjithe, si nje djalosh qe per 25 vjet nuk iu nda sherbeles, trumzes etj. Une ruaj kujtime te mrekullueshme per korrektesine e tij ne dorezimin e sherbeles per vitet 1993 – 1995. Duke pire nje kafe me te ne Tirane i kam treguar qe sherbela ne Zagore me solli inspektor arsimi ne qytet, kurse ty, sherbela ne demokraci te beri milioner te njohur dhe mbi te gjitha nje njeri patriot qe ka mbeshtetur çdo aktivitet ne interes te kombit. 
Me kete shkrim, une deshiroj te pershendes te gjithe ata qe me njohin ne kete fushe dhe te me falin qe nuk munda ti permend gjithe emrat e tyre qe kontribuan per vitet 1991 – 1995 per sherbelen, trumzen e bimet etrojavore. Kjo mrekulli duhet te njihet edhe sot, ne veçanti nga mesuesit tane, qe kane kondita disa here me te mira se ne qe punuam para 50 vitesh. 
Mrekullia e dyte eshte e lidhur me nje nga pikat me nevragjike te arsimit profesional shqiptar. Duke dashur te shpalos disa mendime per shkollat profesionale, ne veçanti per Shkollen e Mesme te Ndertimit, une po tregoj ngjarjen qe beri buje gjate viteve 1984 – 1985. 
Ne prill te vitit 1981 emerohem drejtor i Shkolles se Mesme te Ndertimit “Kole Idromeno” ne Shkoder dhe filloj punen duke zevendesuar ish drejtorin Prek Sokolin. Ne shtator te vitit 1981 une bej nje takim me gjithe personelin mesimor me kuadrot inxhiniero teknike te bazes prodhuese dhe punonjesit e konviktit. E verteta eshte se ne ditet e para, une bera nje fotografi me personelin dhe iu thashe qe me sa mendoj une nga kjo shkolle kam per te dale me thinja te bardha. Dhe vertete keshtu ndodhi. Per 5 vite ne kete shkolle, qe per mua eshte nje universitet i madh mesova shume gjera te reja, me kryesorja ishte qe te perkrahesh ate kategori nxenesisht qe ishin me te veshtite, me gjendje te rende ekonomike, por qe gjenin aftesi te shperthenin ne zanate te ndryshme dhe biznese. 
Mrekullia e dyte fillon me diskutimin se si mund te strehohen 7 familje mesuesish qe me vite te tera kane bere kerkese prane Komiteti te qytetit por kane marre pergjigje negative. Si tani e kujtoj inxhinierin topograf, David Franja qe ka mbaruar ne Prage, te deklaroje: – Zoti Muamer, jam informuar se je nje njeri i aksionit, jo vetem ne seksion qe ke punuar 10 vjet por dhe kur ke qene drejtor ne Zagore ne Malesi ke bere shume aksione… Dhe vazhdoj…… Projektin per nje pallat pesekatesh te kontributit vullnetare kam gati nga vellai Salvador Franja. Mund t’i bejme ndonje ndryshim me inxhinierat por eshte projekt shume i mire. Ne mund te shpetojme nje here e mire prej ketij aksioni. Nuk kaluan 2 – 3 jave dhe duke lodhur mendjen me personelin mesimor, ne veçanti me 7 inxhinierat e ndertimit arritem ne konkluzion si nje pallat i plote 5 – katesh mund te ndertohet me maturantat (145 maturante) e kesaj shkolle duke njohur proceset qe nga themelet, ndertimi i plote i kateve, hidroizolimi dhe te gjithe punimet hidrosanitare etj. Mrekullia sa ka filluar. Ne 2 – 3 takime me Drejtorin e Ndermarrjes se Material Ndertimit ne Shkoder, zotin Kel Rreshpja (vellai i Frederik Rreshpja) ku une i parashtrova programin e praktikave mesimore dhe programin e praktikave ne prodhim, ai u bind se keto nxenes te moshes 18 vjeç, siç e pranoi dhe ai “te shkyejne” dhe morri persiper bazen material te plote, tullat, llaçin, çimenton, transportin ti mbuloje ndermarrja. E ne ndarje te hyrjeve te pallatit, shkolla do te marre 7 hyrje kurse ndermarrja 8 hyrje. Ne vitet 1984 – 1985 eshte me te vertete nje beteje ne ndertim. Kemi arritur te trajtojme nxenesit dhe me nga 2 byreke ne oren 12:00 – 14:00 me fondet e shkolles, pastaj ne mense i trajtuam me privilegj per ushqimin. Erdhi qershori i vitit 1985 ku dolen ne skene disa pseudo shefa dhe pseudo sekretare partie, te cilet kete aksion e quajten nje huazim te politikes se Titos “Rruga e Re”, te vete administrimit te ndermarrjes (Zadruga). Por te gjithe keto kuadro qe dinin vetem te ngaterrojne morren nje shuplake nga ministri i ndertimit te asaj kohe, ku e mori si shembull pozitiv Shkodren, duke zgjidhur dhe problemin e strehimit. Pra, mrekullia u arrit. 7 hyrje u moren nga ne. Per dallavere te mevonshme qe u bene nga kuadrot e larta, nuk mund te flas sepse ata kishin vendosur dhe marre vendim qe une te largohem si drejtor nga Shkolla e Ndertimit, e per keto merita me emerojne ne shkollen e re te sapo ndertuar 9-vjeçare “Ndre Mjeda”, ku u bera dhe drejtori i pare i kesaj shkolle. 
Kjo mrekulli e dyte duhet te zberthehet per vlerat e medha qe kane shkollat profesionale, ne veçanti ato te Ndertimit. Ne qofte se Bashkimi Europian jep fonde te vazhdueshme per romet e egjyptianet per strehimin e tyre, shkollimin e tyre Ministriae Arsimit, Ministria e Çeshtjeve Sociale e kane shume te lehte qe te ndertoje nje strukture te plote te nje shkolle ndertimi duke realizuar te gjithe ato investime qe duhen per keto pakica. Ky shembull eshte realizuar dikur edhe ne disa vende perendimore. Shqiperia nuk e ka komoditetin per t’ia dhene firmave te ndertimit, ku 50% e fondeve shkojne ne interest e firmes, fonde keto qe mund te perdoren per bursa per nxenesit e mire te Shkollave te Ndertimit. Ne kete aksion dua te falenderoj te gjithe mesuesit, personelin inxhiniero teknik dhe nxenesit maturante te cilet me fillimin e demokracise u bene firma kryesore te ndertimit ne Shkoder por dhe ne disa rrethe. E kujtojme me respekt punen e ish nxenesve qe u bene flamurtare te biznesit te ndertimit si Mark Gjeka, Faik Curri, Mark Curri, Mark Marku, Sejdi Curri, Mark Molla, Ilir Gorana etj etj, te cilet me krenari flasin per periudhen 4-vjeçare ne Shkollen e Mesme te Ndertimit. E veçanta e kesaj pune te bere nga ne eshte dhe emerimi i shkolles ne vitin 1983, propozimi qe shkolla te marre emrin e inxhinierit arkitekt dhe piktorit shkodran Kole Idromeno. Sot, nuk jam i penduar qe shkolla ka kete emer, por korrigjoj vetveten kur mesova qe rilindasi i madh Filip Shiroka ka punuar inxhinier i Konstruksionit te Urave dhe Rrugeve Hekurudhore (i diplomuar ne Itali) dhe per 45 vite ka punuar ne kete sektor ne Bejrut dhe ne Kairo duke lene dhe sot vepra te medha arti te bera nga ai. 
Mendoj qe dhe Ministria e Arsimit si ne Tirane ashtu dhe ne Prishtine duhet te emertoje nje nga shkollat profesionale ne Shqiperi dhe ne Kosove ne emer te tij. Ne Shkoder vetem nje rruge e zakonshme ka emrin e tij. Eshte i vetmi rilindas qe asnje objekt social – arsimor – kulturor te kete emrin e tij. Keto ishin dy mrekullite qe ne kete 7 mars pershendes gjithe koleget e mi qe kemi punuar ne arsim.