E dorëzoi sovranitetin e kësaj partie te Aleks Sorosi! Prandaj duhet të dorëhiqet! Duhet të dorëhiqet duke kërkuar njëkohësisht ndjesë! Nuk ka alternativë tjetër!

474
Sigal

Shkrim nga Prof. Asc. Dr. Enver Bytyçi .

Çdo kush që merr një vendim nën presionin e dikujt, e bën këtë për shkak të pengmarrjes që i kanë bërë.

🔺Nëse nuk je peng, nuk merr vendime jashtë bindjes tënde.

🔺Të qenit peng ka të bëjë me paligjshmërinë, jo me punën e veprimtarinë legale.

🔺Të qenit peng është atribut i punëve të pista të fshehta!

🔺Të qenit peng është pamundësia për të marrë vendime, ose për të marrë vendime në pajtim me parimin, të drejtën, dhe me standardet e përcaktuara në kushtetutë, në ligj, ose në statutin e partisë.

▪️Në rastin e vendimit për Sali Berishën kreu i PD-së i shkeli të gjitha këto me koshiencë të plotë. 🔺Madje me alibinë idiote se “Kishte marrë vendim në të mirë të PD-së dhe vetë Berishës”! Se mori një vendim personal “për të mos e përçarë partinë”!

Kur u mbyllën kutitë e votimit pas zgjedhjeve të 25 prillit u duk se kryetari i Partisë Demokratike nuk do t’i njihte zgjedhjet. Foli për masakër elektorale. Më pas i zbuti tonet. Pse? Nuk ishte aty masakra elektorale?! Por duket se mori urdhër të prerë për këtë. Ndaj filluan zërat kundër tij.

Lulzim Basha, në vend të sqaronte demokratët, shpalli zgjedhjet për kryetar të partisë. Por jo me 22 korrik, kur ishte afati. Më shumë se një muaj më përpara. Disa e interpretuan si hile të tij për të mos lënë kohë, disa si mundësi për t’u organizuar e për t’u përballur me Ramën. Këta të dytët gabuan. Të tjerë besuan se po përgatiste bashkëqeverisjen me Ramën!

Të gjithë mashtrohemi, së paku njëherë. Ka shumë nga ata që edhe mashtrojnë. Sepse po të mos kishte mashtrues nuk do të kishte të mashtruar dhe anasjelltas. Por tashmë duket shumë qartë se Lulzim Basha nuk është viktimë, është peng në duart e mashtruesve kriminelë. Mund të gabosh, mund të mashtrohesh, mund ta kesh edhe ndonjë ves të parrezikshëm për të tjerët. Por kur je peng, atëherë bëhesh rrezik për të tjerët!

Le të shpjegohem, pse zoti Basha është peng. Çdo kush që merr një vendim nën presionin e dikujt, e bën këtë për shkak të pengmarrjes që i kanë bërë. Nëse nuk je peng, nuk merr vendime jashtë bindjes tënde. Të qenit peng ka të bëjë me paligjshmërinë, jo me punën e veprimtarinë legale. Të qenit peng është atribut i punëve të pista të fshehta! Të qenit peng është pamundësia për të marrë vendime, ose për të marrë vendime në pajtim me parimin, të drejtën, dhe me standardet e përcaktuara në kushtetutë, në ligj, ose në statutin e partisë. Në rastin e vendimit për Sali Berishën kreu i PD-së i shkeli të gjitha këto me koshiencë të plotë. Madje me alibinë idiote se “Kishte marrë vendim në të mirë të PD-së dhe vetë Berishës”! Se mori një vendim personal “për të mos e përçarë partinë”!

Imagjinoni një familje të madhe dhe kur kryefamiljari i saj merr një vendim në kundërshtim me interesin e familjes, duke u justifikuar se “Nuk desha t’ju përçaj”! Ajo familje shkërmoqet në këtë mënyrë, jo përçahet.

E gjitha për shkak se demokratët e urrejnë peng-marrjen.

E Lulzim Basha është peng!

Është peng, sepse u bë ushtar i Sorosit me gjeneral Edi Ramën! Tani ne duhet të mendojmë të zgjidhim dilemën, se mos Geroge Soros e futi Lulzim Bashën në PD për ta shkatërruar Partinë Demokratike?!

Mos ndoshta Sorosi i dha urdhër Edi Ramës të largohej nga kryetar i Bashkisë së Tiranës për t’ia forcuar pozitat Lulzim Bashës në partinë e Sali Berishës?!

Mos ndoshta Lulzim Basha i përdor presionet e Kim-it dhe Riker si alibi për të mbuluar presionin e George Sorosit. Çfarë nuk vjen në mendje në këto momente të vështira për Partinë Demokratike, të cilat ia solli vetë kryetari i saj!

Duhet hulumtuar, pse kreu i Partisë Demokratike nuk u shpreh për Open Balkan.

Pse ai nuk reagoi kundër deklaratës përçarëse të Aleksandër Vuçiq, ku atakonte Sali Berishën në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Përkundrazi mori një vendim në pajtim me atë deklaratë!

T’i lejë të lirë që të vendosin vetë për lidershipin e tyre!

Ndryshe Lulzim Basha thjesht do ta shtyjë disa javë konfliktin dhe do të detyrohet të dorëzohet!.

Nëse kreu u PD-së nuk do të ishte peng te Sorosi, do të bënte referendum në parti për vendimmarrjen.

Ose do të ofronte dorëheqjen.

Kur ambasadori amerikan Zimmermann i kërkoi Ibrahim Rugovës në vitin 1991 që t’u bënte thirrje shqiptarëve të merrnin pjesë në zgjedhjet e Serbisë, ai u përgjigj me një fjali:

”Jap dorëheqjen dhe shqiptarët nuk i ftoj të votojnë presidentin e një vendi, të cilin ne nuk e njohim sovran në Kosovë”!

Lulzim Basha njohu si sovran të Partisë Demokratike George Sorosin!

E dorëzoi sovranitetin e kësaj partie te Aleks Sorosi!

Prandaj duhet të dorëhiqet! Duhet të dorëhiqet duke kërkuar njëkohësisht ndjesë! Nuk ka alternativë tjetër!