Manjani: Nuk të merr kush peng nëse nuk i ke borxh kujt

333
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagoi sërish për situatën e krijuar në PD.

Sipas tij, justifikimi i njerëzve pranë Bashës, se ai nuk kishte rrugë tjetër veç përjashtimit të Berishës, nuk qëndron.

“Të gjithë ata që justifikojnë Lulin duke thënë se “s’kishte rrugë tjetër, veç përjashtimit të Berishës”, u them se pikërisht kjo është arsyeja dhe prova fatale që tregon se ai duhet të ikë.

Udhëheqësi që s’i lë vetes alternativa për të marrë vendime quhet I MARRË PENG!

Artikuluesit mund ta marrin në mbrojtje Lulin, por ata vetë po na thonë se është i marrë peng.

Dhe askush të mos mendojë se Amerika ka lënë çdo punë e ka marrë peng Lulin se është budallallëk.

Lojërat me pengje luhen këtu midis nesh…

Sa për dijeni, askush nuk të merr peng nëse nuk i ke borxh kujt,” shkruan Manjani.