Luan SHMILLI / Rindizen protestat në Spanjë, papunësia kap shifra të larta

547
Sigal

Kriza e Spanjës dhe historia e njeriut të tretë më të pasur të botës, spanjollit Amancio Ortega Gaona, që krijoi gjigandin Zara

Spanja edhe këto ditë ishte në protesta. Protesta tepër të fuqishme, me beteja guerrilase rrugëve dhe shesheve qendrore mes policisë, punëtorëve dhe qytetarëve. Si në Greqi, po këto ditë. Por në Spanjë është më ndryshe, janë sindikatat dhe me to edhe opozita që legalisht organizojnë manifestimet e drejta të shtetasve kundër qeverisë që përditë u shtrëngon trupin e “holluar” me rrip.”Është krizë, duhen sakrifica të mëdha”, ka shpallur kryeministri dhe nuk flet papërgjegjshëm, madje as nuk mburret me disa ndërmarrje që kanë sfiduar krizën dhe kanë rezultate. As me disa “Boss që Spanja i ka dhe kryesojnë edhe listën me më të pasurit e botës. Absolutisht, jo! Madje krenaria kombëtare duket se e bën kryeministrin Rajoy të mos kërkojë ndihma nga BE. Të paktën kjo është shpallur në shtyp dhe qytetarët këtë e quajnë pozitive, por që nuk ndikon në jetën e tyre të përditshme, në rrogën mujore përgjysmuar dhe largimin nga puna, sepse me mijëra ndërmarrje janë mbyllur; investimet për ndërtimet dhe minierat janë përgjysmuar aq sa minatorët marshuan 500 km. në këmbë dhe pushtuan kryeqytetin. Ata “pushtuan” edhe Ministrinë e Industrisë me dhunë dhe përleshje me policinë, si shenjë e parë e rebelimit të madh dhe u larguan prej andej vetëm pas premtimeve me “kalkulime”, pasi minierat ende janë rentabile…Pakëz fare pak oksigjen. Spanja reziston. Serish protesta këto ditë. Në orën 19:00 të mbrëmjes të së enjtes janë studentet, që të grupuar, marshojnë në qendër të Madridit. Me ata drejtuesit e universitetit, rojet, punonjësit dhe profesorët. Dhe nuk është protesta e parë. Askush nuk përçan dhe “spiunon”, si ndodh në Rusi dhe vende të tjera lindore ku qeveritë, kryeministrat “paguajnë” njerëz dhe fusin gjer dhe agjentë sekretë, t’i përçajnë e pengojnë protestuesit. …Rajoy, pranon gjithçka, përjashto viktimat e protestuesve a policisë. “Është e drejtë njerëzore të krijojnë dhe dhunë qytetarët, ka deklaruar përpara forcave të rendit, por është e drejtë ligjore, të ruhet rendi dhe objektet nga policia, e cila pa përdorur armët vdekjeprurëse, ka detyrën të mos i marr jetën askujt, duke u përballur me mjete të lejueshme gjer në fund…” Dhe në qindra protestat me dhunë, djegie, shkatërrime gjer dhe plagosje protestuesish e policësh, vrasjet kanë munguar. Një distancë e madhe kjo nga çfarë ndodhi në Tiranë dhe që drejtësia dhe morali demokratik nuk e ka ndëshkuar përgjegjësin për katër të vrarët. Spanja protestoi dhe këto ditë, sikurse Greqia. E dha shtypi, televizionet nga vendprotestat. Dhe serish janë paralajmëruar protesta sepse shkollës i është futur “gërshëra”. Shkurtime të rënda shkruan “El Pais”,duke treguar se arsimi dhe kultura do kenë kudo shkurtime 30 për qind të fondeve dhe vendeve të punës. Dy orë përpara protestave të zhvilluara, kryeministria dha konferencë shtypi në Mancloa dhe tha një fjali “brilante”, por vërtetë transparente që tregon mbërritjen e kulmit të qëndresës dhe pas saj mbarimin e limitit të sovranitetit të qeverisë së Spanjës: “Ky është një buxhet prej kohësh në krizë, por i nevojshëm për të dalë nga kriza”. Mbrojtësja, si një rrufepritëse nga pyetjet e shumta të gazetarëve pjesëmarrës, është Sorsya Saenz De Satamaria, zëdhënëse e shtypit. Dramaticiteti spanjoll qeveritar qëndron në faktin se, duhen gjetur jo pak, por 40 miliardë Euro, për të balancuar bilancet dhe qëndrimin e qeverisë që vetëkërcënohet me ikje. Dhe ka ende vetëm dy rrugë:shkurtime kudo ku mund të presë “gërshëra” dhe të rriten hyrjet fiskale. Por për qeverinë e qendrës së djathtë këto dy rrugë të çojnë në prishjen edhe kontratës me elektoratin e saj të natyrshëm që i jep përherë votën, i cili edhe kështu është bërë pesimist dhe ka dalë në protesta e përleshje me policinë. Më tej, Raojy nuk ka mbajtur ende premtimin me Brukselin, atë që edhe në Spanjë po quhet si dikur në monizëm, në Shqipëri: “Mbështetja me forcat e veta”. Duhej të ishte kjo zgjidhje në shifrat 6.3 për qind për vitin 2012 të uljes së borxhit, që do vite të balancohet në shifrat zero, kurse për 2013 “mbështetja me forcat e veta”, duhet ta zbres në 4.5 për qind borxhin, vë në dukje shtypi që bazon kritikat dhe komentet nga shifrat e treguara nga qeveria dhe Brukseli. Në të vërtetë qeveria është shumë larg objektivave sepse borxhi vazhdon 8.9 për qind kur duhen edhe dy muaj të mbarojë viti me objektiv 6 për qind. Përtej mos arritjeve “me forcat e veta” është edhe mosbesimi dhe skepticizmi i Trojkës. Ata janë të bindur që qeveria spanjolle nuk do të plotësojë detyrat dhe do duhet ndërhyrje tjetër nga BQE. Në konferencë shtypi ministri i financave Cristobal Montoro premtoi se “do kemi 0.5 për qind të rritjes së GDP, por pas disa minutash i shqetësuar rierdhi dhe korrigjoi duke thënë: “2013 do të jetë viti i fundit i rënies ekonomike”. Dhe s’ka mbaruar 2012, por tymnaja e krizës ka kapur për fyti qeverinë dhe gafat e ministrave janë edhe normalitet tronditës, pasi edhe pas pyetjes se, “jeni të sigurt për 2013?”, ministri Montoro përgjigjet: “sigurisht, parashikimet nuk janë të sigurta!” duke marrë të qeshurat e sallës dhe një këshillë: “Mos u bëni si Berisha në Tiranë që ja ka kaluar Merkel!” Por menjëherë reagimi me të qeshur: “Tirana është jashtë derës, po u hap…erdhën diplomat edhe për demat…!” Gjithçka këtu, me vështirësi dhe humor të vërtetë në një vend ku popullsia kap shifrën e 24.6 për qind të të papunëve. Situatë vërtet e zymtë qeveritare, por ka edhe yje të dukshëm, në Tunelin e krizës spanjolle. Është Zara. Vërtet nuk njeh krizë. Është njëlloj “Ferrari” italian që vetëm në Kinë ka shitur 770 makina luksoze, por në ndryshim se “Zara” vesh me rroba gjysmën e botës. Quhet: Mrekullia Ortega. Krijuesi i saj është spanjoll dhe jeton thjesht, tepër thjesht në Coruna. Quhet shkurt Don Amancio. Kemi qenë vitin e shkuar atje. Nuk e kemi takuar, por dimë mirë se ka një shtëpizë me portë të zezë dhe ballkon të bardhë dhe në qytet njihet si Amancio Ortega Gaona, por në botë si Mister Zara. Shtëpia ta “shpall”. E vjetër lagja, me pallate të shek.17, në krye të portit. Asnjë emër porta, asnjë shenjë… Atëherë, (Zara kishte shkuar në Singapor) ishte baristi i klubit pranë shtëpisë që na tha se: “Nuk i ka qejf fjalët. Mua më thotë se të flasësh tepër bën dëme. Këtu ai pi kafenë e mëngjesit. Është tepër njerëzor, njeri Spanje, shok i babait me të cilin, në atë tavolinë atje të dielave luan vetëm tre loja shah. Është (atëherë) 75 vjeç dhe këtu e festoi me shokët. Pinë birrë me krikë…”. Zara prin Spanjën. Shkruan shtypi këto ditë (Il Venerdi) sërish pa i marrë intervistë. Por kanë një portret pikture, në kopertinë. Megjithatë shkruajnë faqe të tëra. Ne shkëpusim shifra: “Forbes’, marsin e këtij viti e ka renditur në vendin e pestë si njeriu më i pasur i planetit. Por ‘Bloomberg’ që ndjek përditë klasifikimet e saj e ka zbritur në vendin e tretë. I pari Carlos Slim Helu, (72 vjeç, telekomunikacion) 58.4 miliardë. I dyti Bill Gates (56 vjeç) 50.2 miliardë, pas tij Zara, me 39.6 miliardë, aq sa i duhen Spanjës për emergjencën financiare…(40 miliardë). Është një rastësi? Spanja pardje shpërtheu në demonstrata të dhunshme ku patì të plagosur dhe arrestime. Me siguri i ka parë edhe i treti i pasur i botës, njeriu që nga Zero u bë Zara! Historinë e tij të jetës mund ta tregojmë për lexuesit e Telegraf në Shqipëri me një intervistë të drejtpërdrejtë, ose me një jetëshkrim. Borxhin e Berishës në Tiranën me derë të mbyllur ende kush mund ta çojë në zero? Më pare duhet qeveria tua tregojë shqiptarëve, si tregoi kryeministri spanjoll!…

Nga Italia për “Telegraf”