Jonida Qirko/ “Sokaku i të marrëve” zgjohet nga “gjumi” disavjeçar

699
“Sokaku i të marrëve” është rrugica më e njohur në Gjirokastër. Kjo, jo për shkak të “marrëzisë”, siç dhe prej së cilës është emërtuar, por për vlerat e tij të çmuara që duket se vitet e fundit janë zbehur. “Sokaku i të marrëve” është njëra prej nyjeve lidhëse të dy lagjeve “Palorto” e “Varosh”. Një nga sokakët më të përfolura si në librat e të madhit Ismail Kadare por dhe më të preferuarat nga turistët e huaj. Është pikërisht sezoni turistik ,ai që duket se e “zgjon” prej gjumit të rëndë këtë sokak ,dhe këtë kalldrëm tradicional për qytetin e gurtë të Gjirokastrës .Dikur ky sokak gjallërohej nën ecjen e rëndë të kalimtarëve aq të shpeshtë sa që në shkrimet e tij Kadare nuk ngurron ta ironizojë shpesh. Ky sokak i marrë mbarttë në vetvete gjithë marrëzinë e kohës. Vërtetë është quajtur i tillë por në asnjë vend të Shqipërisë nuk janë gjetur kaq shumë intelektualë së bashku ,Ku secili prej tyre ka dhënë një kontribut të veçantë në fushën e politikës kulturës dhe artit. Duke filluar nga “Kokonat” motrat që kontribuan në arsimimin e të rinjve gjirokastrit ,”Zekajt” apo arkitektet “Doraci” si vetë Agroni biri i kësaj familjeje që mori pjesë dhe në restaurimin së fundmi të shtëpisë se Kadaresë, për të vazhduar me gjuhëtarin Muzafer Xhaxhiu e deri tek vetë Kadare. Pas gjithë këtyre emrave të njohur fshihet pikërisht ky sokak ,”Sokaku i të marrëve” i cili në këto ditë të ngrohta maji po fillon të “zgjohet” dhe gjallërohet nën pjerrësinë e tij ,teksa rrezet e diellit pranveror bien pingul mbi kalldrëm dhe në këto gur që i falin këtij të fundit “zhurmën e marrëzisë”. Si pjesë e trashëgimisë kulturore dhe ky sokak është përfshirë në një projekt specifik për rijetëzimin e tij nga drejtoria e monumenteve kulturore dhe bashkisë së qytetit .Ky projekt pritet të hyjë në zbatim së shpejti duke i rikthyer “sokakut” dhe Gjirokastrës vezullimin dhe “marrëzinë” e dikurshme
Sigal