Dr. Ina Zhupa: Rezoluta e PPE për zgjedhje të lira

503
PPE, zgjedhje të lira, mbështetje për Bashën  dhe fitore të PD
PPE ndihmë dhe mbështetje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme. Kryetari Basha e njohu Presidentin Daul dhe zyrtarët e lartë në Bruksel me programin zgjedhor të Partisë Demokratike. Basha mori mbështetjen e z. Daul për ndërmarrjen e një programi të thellë ndryshimi politik dhe ekonomik të vendit, me qëllim që Shqipëria të ndërpresë një herë e mirë ciklin e krizave dhe dështimeve politike dhe ekonomike dhe të përqafojë vlerat dhe qasjet evropiane të mirëqeverisjes për qytetarët. Partia Popullore Evropiane është forca kryesore politike në BE dhe ka shumicën në Parlamentin Evropian, Kryetarin e Parlamentit Evropian, Presidentin e Këshillit Evropian dhe Kryetarin e Komisionit Evropian.
Mbështetja e PPE u sanksionua edhe përmes Rezolutës për Shqipërinë të miratuar dje me votë unanime nga Asambleja Politike e PPE.
Sigal