Bardhyl Berberi/ Shqiptarët e Maqedonisë po paguajnë faturën e Gruevskit

576
Maqedonia gjendet përballë një krize të rëndë politike, faturën e së cilës në rrethana normale do të duhej ta paguajë qeveria e Gruevskit. Pse Gruevski duhet të largohet sa më parë nga skena politike, madje përgjithmonë për të mos u marrë kurrë me politikë, për faktin se sponsorizoi nacionalizmin, duke investuar në një program jashtëzakonisht të shtrenjtë të Shkupit urban me një stil barok. Ai krijoj në mënyrë fiktive heronj dhe personazhe publike, që nuk i ka Maqedonia duke shkuar deri tek falsifikim i historisë. Programi i Shkupit 2014, i cili tensionoi me të madhe marrëdhëniet ndëretnike në vend, duke u munduar që t’i zhduki të gjitha gjurmët ilire në sheshin “Maqedonia” dhe më gjerë. Fatura atij i adresohet edhe për faktin se investoi në ndërtimin e një vizioni të rrejshëm për Maqedoninë antike, duke prishur marrëdhëniet me shtetet fqinje Greqinë dhe Bullgarinë. Natyrisht kjo pati një kosto jo të vogël, ai u përball me dy veto që e bllokuan integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Gabimi fatal për Gruevskin, pa harruar korrupsionin dhe krimin e organizuar, ishte edhe shkelja e të drejtave të shqiptarëve në të gjitha dimensionet, duke shfrytëzuar situatën që përballë kishte disa politikanë shqiptar të paaftë dhe inferior karshi tij. 
Ai u pengoi përdorimin e gjuhës dhe të drejtat e tyre edhe atje ku ata ishin shumicë. Si ka mundësi që në Strugë organizohen mbrëmjet poetike ndërkombëtare, ku vijnë poetë të shquar nga e gjithë bota dhe ky qytet që ka edhe kryetarin e Bashkisë nga parti shqiptare gjuha shqipe nuk shkruhet gjëkundi madje as në ftesat apo fletëvolantet e programeve të festivalit! Pa kujtuar rastet që përdoren shkrimtarë që fyejnë shqiptarët me vargje, duke i quajtur “Barbarë” apo “ardhacakë” me poezitë e tyre, siç ishte rasti i poeti të huaj para disa vitesh… Por, nuk është më pak mëkatare janë edhe dy partitë shqiptare në Maqedoni BDI dhe PDSH, të cilat jo vetëm që nuk bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, por krijojnë të çarat të tilla dhe ka 15 vite me radhë që mashtrojnë shqiptarët me Marrëveshjen e Ohrit, dokument ky i varrosur në vitin 2004. Krerët aktualë të partive shqiptare në Maqedoni do të duhet ta paguajnë faturën me largim nga politika, për faktin se heshtën përballë padrejtësive që ju bënë shqiptarëve në Maqedoni. Faktori politik shqiptar ishte shkaktar për mos implementimin e gjuhës shqipe, flamurit kombëtar. Heshti për rrahjen, burgosjen dhe përdhosjen e shqiptarëve etnik në këtë shtet. Heshtën edhe për proceset gjyqësore të montuara ndaj shqiptarëve, për statusit e ish-luftëtarëve të UCK-së dhe anashkalimin total të tyre. Fatkeqësisht, nuk janë vetëm këto dështime. Nga përgjimet u pa saktë se Universiteti i vetëm publik i shqiptarëve në Maqedoni udhëhiqej nga militant të partisë në pushtet. Mëkatet e liderëve shqiptarë janë të mëdha, sepse ai lejoi edhe degradimin e kulturës dhe trashëgimisë shqiptare në vend, duke mos bërë asgjë në parandalimin e enciklopedisë maqedonase e cila fyente shqiptarët në të gjitha anët. Ripunimi i saj ishte një mashtrim i radhës madje ajo u ribotua dhe vazhdon të shitet ashtu me gjithë ato skandale.
Tekstet e historisë dhe të letërsisë aktualisht janë të mbushura me fjalë fyese ndaj shqiptarëve. Për 15 vite klasa politike shqiptare në Maqedoni nuk arriti të sjellë elementë të rinj intelektualë të devotshëm të cilët do të merrnin mbi shpatullat e tyre të ardhmen e shqiptarëve jo si pakicë siç i trajtojnë maqedonasit, por si autoktonë shtetformues. Maqedonia është në prag të zgjedhjeve dhe në këto rrethana, vendit i duhet në rikonfigurim politik, i cili mund të arrihet me një vetëdijesim të qytetarëve shqiptar dhe maqedonas, të cilët me votën e tyre duhet t’i dërgojnë në koshin e plehrave Gruevskin dhe shërbëtorët e tij dhe njëherazi dhe ata liderë shqiptarë që i kanë zhgënjyer shqiptarët në këto vite… Ndërkaq, forcat e reja politike, cilado qofshin ato duhet të sillen me përgjegjësi dhe të mos provojnë t’i përsërisin gabimet e së shkuarës shqiptarët duhet të jenë dinjitozë dhe të kapin vendin e tyre jo të getizohen siç ka ndodhur në Shkup. Pjesa ku jetojnë maqedonasit ngjan me ndonjë lagje të pasur amerikane, ndërsa pjesa shqiptare në anën tjetër të lumit me shtëpiza me qerpiç 
Sigal