AMF, takim informues me studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë

1186
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të zhvillojë ditën e mërkurë, më datë 8 nëntor 2017, ora 12:30, një takim informues me studentët e Fakultetit të Shkencave Ekonomike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, në vijim të zbatimit të Strategjisë për “Rritjen e besimit të konsumatorit/investitorit në tregjet financiare nën mbikëqyrje”. Gjatë aktivitetit do të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Z. Ervin Koçi dhe Rektorit të Universitetit “Mesdhetar”, Z. Nexhmi Dumani.


Sigal