Ylli Dylgjeri: Situata është vërtetë alarmante, vendi ka rënë në duart e bandave kriminale

548
Sigal

Gazetari Ylli Dylgjeri ka bërë një reagim epik në rrjet lidhur me situatën aktuale që po kalon vendi.

Dylgjeri shkruan se situata është alarmante, vendi ka rënë në duart e bandave kriminale, ndërsa përgjimet e shpërthyen akoma më keqas zullumin.

“Ekipit të ri qeverisës pas kësaj flame i duhet shume punë e sakrifica. Duhet filluar puna si në 1945, nga bandat në male. Se kufinjte po i mbyll.

Mos mendoni se këto të sotmit nuk do të marrin malet. Këto janë diversantët e rinj.Cubat do ti zënë prap shpellat”, shkruan Dylgjeri.

Nga Ylli Dylgjeri 

Njerëz!
Situata është vërtetë alarmante. Vendi ka rënë në duart e bandave kriminale. Infeksioni është i madh.
Kur ndodh kjo murtajë te shpendët, në pulari, duhet groposur i gjithë kapanoni. Nuk ka më as shitje as përzgjedhje të racës…
Përgjimet e shpërthyen akoma më keqas zullumin.
Ekipit të ri qeverisës pas kësaj flame i duhet shumë
punë e sakrifica. Duhet filluar puna si në 1945, nga bandat në male. Se kufinjtë po i mbyll. Mos mendoni se këto të sotmit nuk do të marrin malet. Këto janë diversantët e rinj.
Cubat do ti zënë prap shpellat.
Por sot do e kemi më të lehtë. Do lënë edhe pak gaz për vehten . Njëherësh duhen blerë qysh tani dronët. Ato janë i vetmi shpëtim për të zbuluar arratinë e tyre.
Duhet stërvitemi qysh tani. Të ndajmë punët.