Ironizon Ylli Dylgjeri: Eureka, krizën e zgjidhi Soreca!

304

Nga Ylli Dylgjeri

Pasi doli ne 30 Qershor nga vizita e kortezise ne KZAZ-ne e Liceut “Jordan Misja’ ne Tirane, Ambasadori Soreca, i irituar nga padurimi i shtypit qe bente pyetje,
iu drejtua gazetareve:
Me lini te bej detyren time!
Shtypi per etike e la.
Por, nuk zgjati dy dite dhe Ambasadori e beri blic detyren!
Ju drejtua palëve “nderluftuese” ne votime me nervin e ish punonjesit te MB italiane: “duhet të tregojne pjekuri dhe të angazhoheni urgjentisht në dialog politik, ndërsa shtoi se fokusi tani është krijimi i SPAK dhe i Gjykatës Kushtetuese”. Tha dhe ca fjale te tjera…por ketu e ngriti zerin.
Keto fjale ne shqip Ne gazetaret i kemi degjuar shpesh keto dy dite. I kemi degjuar separi çdo darke nga Avokat Spartak Ngjela. Biles ne fillim i ka thene Taku, pastaj i tha Ambasadori Soreca.
Cophyright eshte Ngjela & Co. Por Ne u mesuam me Avokatin Exelent se nga nje vesh na hyne fjalet e Tij e nga nje brime tjeter na dalin. Por me zotin Soreca ndryshojne punet. AI ka grade e pergjegjesi tjeter ne kete vend. Ai thote se do na fuse ne Europe. Deri atehere Ai na ka edhe shume borxhe per te na sqaruar. Por nejse po i zerojme ato borxhe, dhe fillimisht po respektojme Institucionin e Presidentit.Pergjigju Presidentit zoti Soreca! Ne po presim edhe pak. Po presim sipas hierakise tu japesh fillimisht pergjigje pyetjeve te Kryetarit te Shtetit, e me pas pyetjeve tona. Nese do te na bindesh, dhe ulesh tensionet ne vend, atehere do te therrasim:
Eureka, krizen e zgjidhi Soreca!