Sigal

Dr. Qemal Lame

Sot përjetuam me indinjatë një ngjarje të rëndë politike ku u demonstrua me agresivitet ideologjia e helenizimit fals dhe politika shoviniste që nxit ekstremizmin dhe terrorizmin, duke shfrytëzuar në mënyrën më flagrante një dhimbjeje familjare për varrimin e djalit të viktimizuar. Ultranacionalistët grekë të grupuar në nazistët e “Agimit të Artë” erdhën në Shqipëri për të treguar politikisht programin fashist të Vorio Epirit, forcën e tyre sfiduese ndaj shtetit e forcave të rendit shqiptar, inskenimin e një situate politike raciste, nxitjen e urrejtjes e armiqësisë ndaj shqiptareve. Ashtu si më parë në Athinë e në Selanik, edhe në Bularat u transmetua revanshi shovinist e antishqiptar me parullat, thirrjet, akuzat, sharjet, ulërimat e zërave të njëjtë me ato të barbarëve nazistë u lëshuan në mënyrën më të turpshme e të dënueshme nga bota e qytetëruar. Demokracia dhe politika evropiane i dënon me forcë këto veprime fashiste të grupimeve të caktuara të politikës greke. Shqiptarët dëshmuan vlerat e mëdha të qytetërimit të lashtë, tolerancën e arsyeshme, ndjenjat njerëzore për një fatkeqësi familjare, traditat e respektimit të të vdekurit dhe të riteve fetare të ceremonisë së lamtumirës së fundit. Institucionet shtetërore, forcat e rendit, qytetarët shqiptarë megjithëse të indinjuar nga demonstrimi politik i nazistëve të “Agimit të Artë”, nuk u provokuan për të reaguar me një njëjtën sjellje, por ruajtën gjakftohtësinë, ruajtën rendin, i lanë të lirë organizatorët e të tubuarit e pelegrinazhit. Në opinionin publik dhe në median pati me të drejtë por edhe qëndrime emocionale me kërkesa për reagime të fuqishme, akuza të rënda ndaj Qeverisë, akuza, përse ekstremistët racistë nuk u përballën menjëherë me forcën e shtetit e të policisë në mbrojtje e zbatim të parimeve të Kushtetutës dhe Kodit Penal! Është e drejtë kërkesa se shteti shqiptar kërkohej të tregonte forcën e tij ndaj ekstremistëve grekë që hyjnë pa asnjë pengesë, shfrytëzojnë lëvizjen e lirë dhe lehtësirat nga marrëdhëniet dypalëshe. Por të reagoje kështu, do të thotë të bëheshe viktimë e provokimit të hapur të shovinistëve. Këtë kërkonin ata për të na akuzuar edhe më shumë dhe me faktin e veprimeve të policisë. Shqipëria tregoi se është me të vërtetë demokratike.

Shqiptarët janë populli më demokratik në Ballkan, Evropë dhe në botë. Qeveria shqiptare nuk publikojë menjëherë qëndrimin e saj. Kjo tregon se nuk u nxitua dhe nuk la shkak për interpretime e akuza nga ekstremistët. Natyrshëm kuptohet, se kryeministri, ministri i Jashtëm dhe institucionet e tjera kanë pasur kontakte me autoritetet greke. Kryeministri i Greqisë Alexi Tsipras ka reaguar për herë të parë pas funeralit të Kostandino Kaçifas. Në një intervistë televizive në Athinë, ai tha se hidhërimi i familjes është i arsyeshëm, ndërsa theksoi se kjo ngjarje nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve. “Është një ditë zie për familjen që ka humbur fëmijën, hidhërimi dhe zemërimi janë të justifikuara. Greqia bëri atë që duhej të bënte me autoritetet shqiptare. Kjo ngjarje e pakëndshme nuk duhet të ndryshojë strategjinë tonë për t’u afruar më shumë me Shqipërinë. Atë ditë (më 28 Tetor), në fshat po varroseshin eshtrat e heronjve tanë të rënë në Shqipëri.”

Qeveria e Greqisë u distancua dhe dënoi nazistët e “Agimit të Artë” si në manifestimet në Athinë e Selanik, ashtu dhe ardhjen në Shqipëri po me të njëjtat qëllime politike. Meriton të vlerësohet me mirënjohje qëndrimi i Qeverisë së kryesuar nga Tsipras, refuzimi i Parlamentit Grek, për të mbajtur zi, si dhe padia e 14 deputetëve të SURIZA-s ndaj Televizionit Skaj që falsifikoi