Pse Rama ra në “grackën” e Serbëve?

159

Ish-ministri i Jashtëm Mustafaj: Rama është kollaj të manipulohet

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai nuk e njeh fare historinë shqiptare dhe nuk ka ndjeshmëri dhe nuk e kupton interesin dhe territorin e kombit. Sipas ish ministrit të Jashtëm Mustafaj, ndryshimi i kufijve ka qenë gjithmonë tezë e Beogradit, të cilët kanë pretenduar të marrin Veriun e Kosovës. Mustafaj thotë se ideja e korrigjimit të kufijve i është paraqitur secilit politikan, mirëpo atë e kanë marrë parasysh vetëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ish-ministri i Jashtëm Mustafaj: Unë besoj që çdo njerit, që ka qenë ministër i Jashtëm, ia kanë paraqitur këtë gjë, mirëpo askush nuk e ka përfillur. Ata kanë gjetur presidentin Hashim Thaçi për t’ia paraqitur këtë ide, dhe Rama është i dyti, i cili e ka marrë parasysh”,- tha Mustafaj. Ai thotë, se Edi Rama nuk e njeh fare historinë shqiptare dhe nuk ka ndjeshmëri dhe nuk e kupton interesin dhe territorin e kombit. Mustafaj kritikoi bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e kulturës dhe artit. Ai tha se dy qeveritë shqiptare kanë bërë shumë pak që të arrihet ky bashkëpunim. Marrëveshjet mes dy vendeve ai i ka quajtur sipërfaqësore, pasi, sipas tij, qeveritë nuk i financojnë marrëveshjet e lidhura.