Florian Toma: “Rapsodi OSBE-je ”…… me Motive Shqiptare !

1113

Të Nderuar Miq , Patriotë ,Bashkë-Kombas ndaj me ju në këto momente të vështira për Kombin tonë edhe lajme të mira ( pikërisht pas një viti…),  të marrjes së Presidencës së OSBE-së nga Shqipëria.

Data 1-Janar 2020  është një moment sa Historik aq real për Kombin, jetën, dhe shoqërinë Shqiptare , jo vetëm si pjesë por edhe  drejtuese e një dimensioni tejet të madh dhe të rëndësishëm për ne të gjithë.

Pas 45 – Vitesh të krijimit të OSBE ( …. ish CSCE 01.08.1975 Helsinki), Shqipëria do të jetë Presidente e OSBE-së përgjatë 2020 .

Historia si bazë jo vetëm e Dijes Kombëtare por edhe një Raport i denjë për vlerësimin e së tashmes për të bërë zgjedhjen e së ardhmes na mëson fare qartë dhe thjeshtë :

⁃          “Kush gabon, Paguan konseguencat!

“Gabuam” dhe  Ne / Shqipëria  nuk arritëm këtë 18-Tetor 2019 të marrim “Biletën” për në EU ( Jo Eurostar , por në Bashkimin Europianë -EU ).

Vlera më unike e historisë së popullit Shqiptarë në opinionin tim mbetet SOVRANITETI , si Komb, si formim social -politik , organizim shoqëror dhe si parim i trashëgueshëm genetikisht ., tek e cila do kemi liken me të fortë të mbështetjes gjatë kësaj presidence.

Dhurata  e “OSBE”- si iniciativë dhe e misionit të Patriotëve të vërtetë dhe njerëzve me vullnetin e mirë, që përçojnë dhe reflektojnë vlerat më të mira të Shqiptarisë si dhe miqve të tyre solli këtë rezultat që me 1-Janar 2020, do jemi në unitet si “Individë dhe Popull “ në Krye të 57-Shteteve të hemisferës veriore të planetit , rreth 1-Miliardë Njerëzve .

Nënvizoj  faktin se nuk është një  rrjellojë e qeverisjes, por ta gëzojë Shqipëria këtë sukses pasi individët pa parti dhe pa qenë pjesë e qeverisë janë iniciatorët e vërtetë të kësaj fitoreje historike.

Shqipëria bëri një hap përpara, por a do mjaftohemi me kaq ..?!

Duhet të jemi  eficent , konkret dhe me një plan të zbatueshëm si pjesë drejtuese e një platforme historike  paqeje , vlerave dhe dimensioneve Njerëzore qeëpopujt mbarë botës i kanë Parimet e OSBE “ gurë themeli “ të Vlerave të tyre universale.

I them dhe i ndaj me ju të nderuar miq këto mendime pasi ky është  një “Provim”, ku duhet të jemi super të pregatitur pasi nuk duhet të kalojmë klasën ,  por të marrim maksimumin e vlerësimit për Sot dhe Nesër.

Viti 2020 duhet të jetë viti i “ Mundësive ideale “ që i (ri)-japim vendit si Individë dhe Qeveri një mundësi tjetër pas katastrofave të vjeshtës së 2019…!!!

Nëse do na pyesin se si erdhëm deri këtu , pa ndrojtje duhet tu themi që , ju refuzuam ne 01.08.1975 por pas 45-vitesh jemi këtu mes Jush dhe me “Shpatullat” e gjera për të Mbajtur peshën e rolit të drejtuesit që ju miq të Shqipërisë na besuat.

Jo vetëm mirënjohje por edhe një vullnet dhe pregatitje istitucionale dhe strukturore për të qenë në nivelin e kërkuar, por edhe një demostrim dhe provë gjenerale e të qenit pjesë e pa ndarë e Vlerave Euro-Atlantike .

Duhet me patjetër që 2020 të jetë viti i “RINGRITJES SË SHQIPËRISË “ , në çdo aspekt , kombëtar, politik , ekonomik, social , kulturor dhe atë ndërkombëtar , që të vendosim përfundimisht Flamurin me Shkabën  e Skënderbeut, brenda “Mureve” të Komunitetit Europian …. !

Nëse nuk arrihet një objektiv i tillë kemi dështuar për të paktën për një 10-Vjeçar, dhe deri në 2030-tën nuk do kemi një shanc apo mundësi kaq reale sa sot.

Kush ka Kurajo të mbajë një “Njollë”  të tillë ….???!!! – Unë JO !

Uroj qe Presidenca e OSBE te jete nje sukses per Shqiperine qe do perfshije te gjitha resurset, palet dhe individet qe kane mundesi dhe kapacitete te kalojne “Murin e ri “ mes Nesh / Shqiperise dhe Europes.

Ne sebashku mund t’ia dalim.

Me ndihmën e Zotit , Shqiptarët kanë mbijetuar në sprovat dhe sfidat historike në disavantazhe dhe rrethana shumë herë më të vështira dhe disavantazhe se sot. Ndaj miqtë e mi , Patriot dhe bashkë-Kombas të nderuar  të Shoqërisë Shqipëtare sëbashku të Ringrejmë në fluturim Shqipen tonë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët.

Suksese Shqipërisë dhe OSBE ( 2020)!