Banorët e Tufinës : Pallatet nuk kanë pësuar dëmtime, do bëjnë qendër tregtare

238

Banorët në rrugën “Myslym Keta”, në Tufinë janë kundër shembjes së ndërtesave të tyre. Ata shprehen se tërmeti i 26 nëntorit u ka prishur vetëm savatime dhe se vendimi për prishjen e pallateve është I padrejtë. Sipas tyre qëllimi është krijimi I një hapësire për ndërtimin e një qendre tregtare

Në zonën e Kombinatit prej ditësh banorët kërkojnë ndihmën e bashkisë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por deri më tani janë përballur me heshtjen. E kundërta ndodh në rrugën “Myslym Keta. Banorët shprehen të sigurtë se pallatet ku ata jetojnë nuk është dëmtuar nga tërmeti, por bashkia i ka lajmëruar se objektet nuk janë të banueshëm.

Banorët shprehen se vendimi për shembjen e pallateve është I padrejtë pasi nga tërmeti u ka dëmtuar vetëm suvatimet.

“Vetëm ka dëmtuar suvatimet, ato shtëpia si puna e kësaj që është bërë suvatimi i ri nuk ka lëvizur asnjë milimetër”

“Unë nuk kam asnjë lloj dëmtimi”

“Ky pallat të marrim firma që mos prishet”

Sipas tyre qëllimi është ndërtimi i një qendre tregtare, ndërkohë një tjetër banore e këtij pallati thotë se një inxhinier e ka vlerësuar pallatin e tyre si të fortë që mund të qëndrojë deri në 40 vjet.

Që pas tërmetit të 26 nëntorit shumë banesa kanë dalë të pabanueshme ndërsa një pjese e tyre do të rikonstruktohen pas verifikimeve të inxhinierëve dhe institutit të ndërtimeve.

/Ora News