Sherr në ish-Bllok, plāgosen dy persona

306
Sigal

Gjatë natës në ish-Bllok, përballë barit “T******’’, si pasojë e një konflikti të çastit është plāgosur me ārmë zjarri në këmbë, pa probleme për jetën, një person rreth 31 vjeç, si dhe është dëmtuar me mjete të forta një tjetër.

Mësohet se të dy të rinjtë ndodhen në spital pa probleme për jetën.

Abc News raporton se grupi hetimor dyshon se i dëmtuari me sende të forta ka plāgosur me ārmë zjarri 31-vjeçarin pas një konflikti që kanë patur të dy.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.