Fatos Lubonja: Rama në Shkodër u shoqërua me Doshin, që DASH i ka hequr të drejtën të udhëtojë në SHBA

504
Sigal

Nëse doni të shikoni hipokrizinë dhe manipulimin e Ramës kur flet për Amerikën që do t’u heqë atyre që do të përfshihen në krime zgjedhore të drejtën e vizës shikoni këtë foto. Një nga njerëzit që e ka shoqëruar atë në pushtimin elektoral që i bëri dje Shkodrës, duke përdorur dhunën shtetërore është Tom Doshi (kryetar i PSD) që figuron në lisën atyre qytetarëve të botës që Departamentit i Shtetit (jo Ambasada) u ka hequr të drejtën për të shkuar në SHBA. Besoj se kjo foto flet shumë edhe për “syverbësinë” e Ambasadës Amerikane në Tiranë.