Besnik Mustafaj: S’më shqetëson 30 qershori sa 1 korriku e në vazhdim

536
Sigal

Nga Besnik Mustafaj:

“Mua nuk më shqetëson më shumë çfarë do të ndodhë më 30 qershor sa çfarë do të ndodhë një ditë më pas. Kriza nga 1 korriku dhe në vazhdim do të jetë në zhvillim dhe acarimi do të jetë më i fortë”.

Kështu u shpreh ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar mëngjesin e sotëm në “Dita Jonë” në A2news, duke vijuar më tej: “Eksperienca 20 vjeçare në politikë më çon në këtë pikë. Unë besoj se Rama do të vazhdojë të shprehet triumfalisht se – unë i fitova zgjedhjet – Rama do t’i acarojë më shumë tensionet e njerëzve. Në terren praktik, Rama në fushatë nuk flet asgjë se çfarë zotimesh merre qeveria në lidhje me pushtetin vendor. Kemi të njëjtën slogan që kishin para 1990: Të gjithë në votime”, u shpreh Mustafaj.

Mustafaj është bërë pjesë e nismës më të re “Edhe unë”, të cilës i është bashkuar edhe Besnik Mustafaj.

“Unë jam bashkuar në mënyrë virtuale, se nuk është se janë bërë mbledhje. Askush nuk mund të thotë aty se nuk po bën politikë duke refuzuar të mos shkojë në zgjedhje. Unë nuk e mohoj që jam pjesë e PD, por unë jam një njeri që jam përpjekur të respektoj bindjet e mia. Për mua, në këtë situatë, e tha apo jo Bujar Kapexhiu, Robert Budina apo unë, rreziku më 30 qershor për përplasje do të jenë. Përplasjet duhet të evidentohen nga qeveria”, u shpreh Mustafaj.