Besnik Mustafaj: “Dosja 184” dhe kapitullimi i shtetit

494
Sigal

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj: Dosja “184” në Dibër, është kapitullim i ligjit

Ish-deputeti i PD Besnik Mustafaj tha dje se kalimi i dosjes “184” nga Prokuroria e Krimeve të Rënda te ajo e Dibrës, tregon kapitullimin e Krimeve të Rënda.

Besnik Mustafaj: Unë mendoj se çështja nuk po gjykohet siç duhet. Dosja ka kaluar në Prokurorinë e Dibrës. Dërgimi në periferi i proceseve hetimore i kësaj dosje tregon kapitullim të Prokurorisë të Krimeve të Rënda përpara presionit qeveritar. Është shumë shqetësuese për drejtësinë vetë. Prokuroria e Dibrës s’ka kapacitet për hetim. Opozita ka fituar. Denoncimet e saj kanë bërë që Prokuroria të veprojë. PD nuk e njeh 30 qershorin si datë zgjedhjesh. Rama vazhdon që të bëjë zgjedhje të paligjshme. Jo vetëm kaq, por ai vazhdon të promovojë figura që janë të kriminalizuara. Maxhoranca nuk do dialog me opozitën”, u shpreh ai. Besnik Mustafaj nënvizoi se opozita e bashkuar do të rinisë protestat në shtator, si formë e vetme kundër së keqes së madhe të Shqipërisë, qeverisjes së vendit.