Autostrada Ndërkombëtare Adriatiko-Joniane

996
Sigal

Dhimitraq Thoma Trajani

Doktor  i  Shkencave, Inxhinier

Shpesh flitet për Autostradën Adriatiko-Joniane dhe asgjë më shumë: Si është konceptuar projektimi dhe ndërtimi i saj, çfarë elemente infrastrukturore parashikon ajo; a ka ndonjë studim nga personalitete të infrastrukturës rrugore, artit dhe kulturës, biznesit etj., të integruar në atë studim të fizibilitetit. Në një takim që kam patur me një ish-ministër të qeverisë  Rama dhe drejtues aktualë të këtij institucinitani, kam shfaqur mendimin se kjo autostradë nuk duhet të konceptohet thjesht si një trase rrugore me përmasa të mëdha, me shumë korsi, por si një hapësirë ose brez kalimi, ku sigurisht në distanca të lejuara nga aksi kryesor rrugor, do të integrohen shumë aktivitete që do t’i ekspozojnë kalimtarëve të huaj, rajonalë, evropianë por edhe nga kontinentet e tjerë, vendin tonë në përgjithësi: Prodhimet bujqësore dhe blegtorale, turizmin në përgjithësi, eksportet, prodhimet e artizanatit, qendrat dhe monumentet historike dhe kulturore, bukuritë natyrore, dhe të huajve që duhan të investojnë në Shqipëri, hapësirat ku mundet të zhvillojnë aktivitetet për të cilat ato shfaqin interes etj. Unë e përfytyroj se në aktivitetet e ndryshme që do integrohen në këtë “Plan Marshall”, po e them me bindje që në fillim, se në këtë ndërmarrje, pse jo gjigante multifuksionale, do të punësohen me mijëra punonjës, dhe ato nuk do jenë aktivitete sezonale por gjithëvjetore.

Po cilët do të jenë “komponentët vektoriale përbërës të kësaj rezultanteje” në çdo hapësirë teritoriale ku kalon gjurma e autostrdës, nga Malësia e Madhe deri në Butrintin shekullor? Do hapen ekspozita dhe do ngrihen tregjet rajonale me disa pavione, si i përfytyroj unë, me hapësira disa herë më të mëdha se ato të tregjeve më të frekuentara të Tiranës. Po çfarë do prezantohen dhe do ekspozohen në këto mjedise: prodhime bujqësore, blegtorale, vendburimet minerare e prodhimi i tyre; fauna dhe flora, bimësia që rritet në atë zonë sidomos ato medicinale. Ekspozimi i prodhimeve të fasonerisë, artizanatit, jo vetëm për ato të përfunduara dhe të gatshme për t’u tregtuar por edhe atre që punohen aty në çast, në mjediset e posaçme të prodhimit. Me shumë interes do shikoheshin në një pavion veshjet karakteristike të kohëve të ndryshme dhe orenditë e shtëpive karakteristike; pasqyrimi në video eksponatet e ekspozitatve e qyteteve të zonës, qendrat muzeale dhe historike, amfiteatrot, gjetjet arkeologjike etj. Sigurisht pavionet duhet të pasqyrojnë pamje vizive të eksponateve të shoqëruara me muzikën krahinore dhe atë kombëtare në përgjithësi. Por pavioneve krahinore, nuk duhet t’i mungojnë edhe pistat e vendqëndrimeve të elikopterëve, të gatëshëm për t’i ofruar turistëve mundësinë për të soditur nga lart bukuritë e qytetit dhe natyrës përreth, pse jo dhe për t’u ulur në lartësi edhe në mes të bjeshkëve. Në këto hapësira ekspozimi nuk duhet të mungojnë edhe ekspozimet nga zonat në thellësi të vendit, duke u përfaqësuar në këtë panair mbarëkombëtar, me gjithçka ato i ofrojnë tregjeve të haja dhe atij vendas, dhe sjellin një panoramë të përgjithëshme të kulturës materiale pamjeve piktoreske, si një album turistik.

Sigurisht në këto qendra me një atriktivitet të shumëllojshëm duhet të kenë edhe përfaqësesë ligjorë me plotfuqishmëri për të firmuar marrëveshje biznesi me kontraktorë vendas dhe të huaj dhe një rrjet komunikimi elektronik bashkëkohor dhe efektiv. Por këtij projekti madhështor dhe i një lloi të veçantë që mund të implementohet në vendin tonë,  pëmbajtja e të cit mundet t’i paraqitet edhe BE-së, duhet të ketë një shërbim mjekësor, të atij niveli që ofrojnë klinikat më të specializuara, një rrjet hotelerie të standarteve më të kualifikuara, një rrjet shërbimi dhe servisi inxhinierik për të gjitha mjetet e transportit që t’i përgjigjet strukturave konstruktyive të automjeteve që qarkullojnë në kontinentin tonë, që në kushtet aktuale që ai ndodhet, sipas përvojës time në këtë fushë, ai mundet ta kompromentojë këtë ndërmarrje madhore! Me rigorozitet duhet të zbatohen kërkesat për sigurinë gjatë lëvizjes, ndriçmin, sinjalistikën dhe informacione të tjera të domosdoshme në përshtatje me normat e parashtruara në Kodin Rrugor Ndërkombëtar. A është konceptuar ky kalim si “arterje kryesore” e turrizmit, jo vetëm e atij bregdetar por në të gjithë hapësirën gjeografike shqiptare, ekonomike, kulturore, historike etj? Rrisitë e kësaj autostrade ndërkombëtare në shtrirjen e saj brenda hapësirës shqiptare, mendoj se dotë jetë një risi në tërësinë e këtij kalimi, pse jo edhe më gjërë në Brigjet e Mesdheut.