Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa dhe bashkëshorti i saj gëzojnë ardhjen në jetë të fëmijës së tyre, Matias

1193
Sigal

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është bërë nënë për të parën herë. Mësohet se Zhupa ka sjellë ditën e djeshme në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Matias.

Shtatzënia e zëdhënëses demokrate nuk ndikoi aspak në angazhimin e saj në politikë, ndonëse daljet në publik iu reduktuan. Ina arriti ta mbante larg vëmendjes mediatike për gjashtë muaj, deri në mbledhjen e fundit të Kryesisë, kur iu duk barku i rrumbullakosur.

E teksa mediat filluan të komentonin, Ina Zhupa zgjodhi pikërisht ditën e Pashkëve për të publikuar një nga fotot më të ëmbla në jetën e një gruaje.