SHMU: Reshje me intensitet, ja cili qytet u mbyt në shi gjatë natës dhe çfarë pritet

597
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak sapo njoftoi se Fronti i ftohtë që po kalon gradualisht mbi vendin tonë ka ndikuar që moti sot të jetë me vranësira të dendura në orët e para të ditës shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar.

Temperatura më e ulët u regjistrua në qytetet malore të Korcës dhe Dibrës me 9°C deri dhe 15°C në qytetin bregdetar të Sarandës ndërsa për Tiranën 13°C.

Sasia më e lartë e reshjeve gjatë natës u regjistrua në qytetin e Lezhës me 18.0 mm ndërsa për Tiranën 12.6 mm shi.

Kushtet e paqëndrueshme do të vijojnë deri në fund të ditës ndërsa moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme (lokalisht të vazhdueshme) me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Përjashtim të lehtë bëjnë orët e pasdites ku përgjatë ultësirës perëndimore hera herës do të ketë intervale të shkurtra me diell ndërsa reshjet do të jenë të dobta në formë pikash.

Era sot do të fryjë relativisht e qetë me drejtim kryesor nga kuadrati i Jugut dhe shpejtësi deri në 10 m/s pranë vijës bregdetare. Temperaturat në vlerat maksimale pritet të arrijnë nga 15-16°C në zonat malore deri në 19-20°C në zonat e ulta dhe ato bregdetare.

Ashtu siç ishte parashikuar ka nisur paqëndrueshmëria në vend e cila do të na shoqërojë gjatë gjithë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme.
Dita e Diel parashikohet me mot të vranët, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje me intervale kthjellimesh.

Në orët e para të ditës deri në mesditë reshjet e shiut do të jenë të pranishme në të gjithë territorin me intensitet deri mesatar. Në veriperëndim e jugperëndim reshjet në mëngjes në formën e rrebesheve. Përkohësisht nga mëngjesi deri paradite reshjet në bregdet e zonat e ulëta do të shoqërohen me shtrëngatave e rrufe. Prej orëve të pasdites parashikohen ndërprerje të përkohshme të reshjeve në pjesën më të madhe të vendit për tu lokalizuar vetëm në veriperëndim.