Vasili: Kanibalizmi i rilindjes nuk kurseu as 5 Majin!

368
Sigal

Nga Petrit Vasili

Kanibalizmi i rilindjes nuk kurseu as 5 Majin!!

Eshte i pari 5 Maj sot ne historine tone qe perdhoset,perçudnohet dhe neperkembet.

Eshte i pari 5 Maj ku nderimi,reflektimi dhe perkujtimi solemn behet njesh me pastrimin e Tiranes nga plehrat, sepse mendjet e cmendura dhe provinciale te bashkise se Tiranes menduan keshtu.

Eshte i pari 5 Maj ku hidherimi zevendesohet nga festa,sepse keshtu u marros bashkia e Tiranes.

Eshte i pari 5 Maj ku bashke me respektin madhor ndaj familjeve te te reneve per atdhe terbimi psiqik i bashkise se Tiranes na flet per diten pa makina.

Sot Tirana padrejtesisht perjetoi nje dite turpi, qe ajo nuk e meritonte.

Sot Tirana padrejtesisht perjetoi asgjesimin e nderimit, qe ajo u ka bere te reneve per shkak te imponimit te dhunshem te pushtuesve te bashkise se Tiranes.

Sot Tirana ka provuar hidherimin e madh te asgjesimit te 5 Majit nga kanibalizmi rilindas pa dinjitet,pa ide dhe pa taban.Kanibalizem qe ha vlerat,qe shqyen simbolet,qe gllaberin te shkuaren qe shkelqen, per te ndertuar te ardhmen e tyre personale te erret,te trishte dhe te zymte per qytetaret.

Perulje per 5 Majin dhe mesimin e madh te tij.

Pushtuesit e Tiranes do te kene fundin e te gjithe pushtuesve te tjere,kjo eshte e sigurte dhe 5 Maji eshte deshmi per kete.