Parashikim i yjeve për sot 26 shtator 2019

536
Sigal

Dashi
Mos i mbani mendimet rreth një çështjeje të caktuar vetëm për të parandaluar një konflikt të mundshëm. Shprehni opinionin tuaj pa hezituar, pasi rezultati mund të jetë krejtësisht ndryshe nga çfarë e mendoni. Kjo nuk vlen vetëm në aspektin profesional, por edhe në aspektin personal. Nëse keni ndjenja për dikë, shprehini ato.
Demi
Do ta keni të vështirë të dalloni të vërtetën nga gënjeshtra. Kjo nuk do t’ju ndihmojë aspak gjatë një interviste për punë apo gjatë një takimi biznesi. Kërkoni të vërtetën jo vetëm përmes fjalëve, por edhe përmes gjesteve.
Binjakët
Përpjekja për të ndihmuar dikë të jetë më i lumtur është një ndërmarrje e vështirë dhe një rrezik i madh. Ndonjëherë ju thjesht duhet t’i lejoni njerëzit të jetojnë në mënyrën se si ata zgjedhin të jetojnë. Ekziston mundësia që sot dikush t’ju vërë para dy zgjedhjeve të vështira.
Gaforrja
Ekziston mundësia që sot të merrni një përgjigje të sinqertë rreth një çështjeje të caktuar, çfarë do t’ju fusë gjatë në mendime. Megjithatë, pranojeni të vërtetën ashtu sikurse është dhe mos lejoni që të mbizotërojë egoja. Nuk është asnjëherë vonë për të menduar rreth një mënyre tjetër, që do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.
Luani
Dikush pranë jush po përballet me konfuzion. Ju mund të dëshironi të ndihmoni në zgjidhjen e dilemës së këtij personi, por kontributi juaj mund të shihet si me dyshim. Mbani distancën e duhur dhe përfshihuni vetëm nëse ju kërkohet në mënyrë specifike.
Virgjëresha

Kënaquni më shumë me muzikën dhe me artin sot. Arti vizual do të stimulojë edhe mendjen tuaj, kështu që bëni ndonjë vizitë në një muze apo në një galeri arti. Edhe udhëtimet do t’ju bënin që të ndiheni mjaft mirë.
Peshorja
Dita e sotme do të kalojë sikur të ishte një moment i vetëm. Përpiquni ta kaloni ditën në paqe dhe në qetësi. Mos ia shfaqni botën tuaj të brendshme njerëzve rreth jush. Do të kaloni një mbrëmje nën praninë e partnerit/partneres suaj ku bisedat delikate nuk do të mungojnë.
Akrepi
Disa Akrepa do të çlirohen nga ankthet afatgjata. Në marrëdhënien tuaj romantike mungon energjia. Në jetën profesionale, përpiquni që disa detyra t’ia kaloni dikujt tjetër, pasi jeni tejet të ngarkuar. Mos u shqetësoni nëse rezultatet e ditës së sotme nuk janë ato që prisnit.
Shigjetari
Shfaqja e dikujt pas një kohë të gjatë apo kujtimi i një ngjarjeje të pakëndshme në të kaluarën do të sjellë situatë të tensionuar sot. Për ta kaluar më lehtë shpenzoni më tepër kohë me familjarët tuaj apo personat që ju i besoni ose merrni pjesë nëpër aktivitete që ju falin kënaqësi.
Bricjapi
Këtë të diel bricjapët do të kenë nevojë për ndihmën apo këshillën e dikujt në lidhje me çështjet financiare. Beqarët e kësaj shenje do të kenë sukses në lidhje me seksin e kundërt. Ata që kanë një partner duhet të jenë të hapur për eksperimente romantike.
Ujori
Disa persona të kësaj shenje do të përjetojnë disa momente të vështira. Një nga arsyet për këtë mund të jetë një debat në mëngjes me partnerin/partneren. Mund të lodheni shpejt në punë, çfarë nuk do të sjellë rezultate të mira për ju.
Peshqit
Sot do të tregoni fuqinë tuaj më të madhe. Mund të bëni një plan strategjik për t’i shpëtuar krizës financiare. Sa i përket aspektit personat, gjërat nuk do të shkojnë siç duhet. Ndërsa beqarët e kësaj shenje rrezikojnë të hapin një plagë të vjetër sot.