Flet bashkëshortja e legjendës së basketbollit: Si e parandjeu Kobe Bryant largimin nga kjo jetë

337
Sigal

Kobe Bryant mund të mos jetë më në këtë botë, por ai la një surprizë shumë domethënëse për bashkëshorten e tij Vanessa.

Katër muaj pas aksidentit tragjik, Vanessa Bryant ka gjetur një letër të përgatitur nga bashkëshorti i saj Kobe.

Vanessa gjeti një letër përfundimtare nga burri i saj i ndjerë dhe vendosi ta hapë atë në ditëlindjen e saj, më datë 5 maj.

Kur ajo hapi zarfin, i cili ishte etiketuar “Për dashurinë e jetës sime”, ajo gjeti një vizatim të vetes me një engjëll duke e mbajtur lart .

‘Dje gjeta një zarf për dashurinë e jetës sime. Prita të hap një letër më shumë në ditëlindjen time. Me dha diçka që më ktheu pas sot. Ironia është se Kobe kishte një foto timen të pikturuar me një engjëll që më përqafonte. Më mungon dashuria e jetës sime. Jam mirënjohëse që arrita të zgjohem pranë 3 vajzave tona sot. Do doja të ishim të gjithë bashkë”, ka shkruar Bryant krah këtij postimi.