Udhëton me kanoe dhe filmon ujërat e pastra norvegjeze

601
Sigal

Ky udhëtar ka vizituar disa nga vendet më të bukura të Norvegjisë me kanoe duke paraqitur disa nga peizazhet më të veçanta dhe ujërat të cilat ngjajnë si një pasqyrë në momentin kur ai bën filmimin.

Ai quhet Tomasz Furmanek dhe është nga Bergen Norvegji. Tomasz është një person i pasionuar pas natyrës së egër të vendit të tij dhe shpesh ndërmerr udhëtime vetëm ose me miqtë me të cilët ndajnë të njëjtin pasion.

Nuk janë të pakta rastet kur ata kalojnë natën në çadra tërësisht pranë natyrës dhe me pamje nga liqenet e mrekullueshme Norvegjeze.

Në momentet e këtyre udhëtimeve ai pajiset me një kaskë mbi të cilën vendos një kamera për filmimet. Në video shfaqen sekuenca nga vende të ndryshme të Norvegjisë dhe madje në disa raste uji është aq i kulluar dhe i pastër sa krijon përshtypjen e një pasqyre të mirëfilltë dhe njëkohësisht duket thuajse gjithçka që ndodhet nën të mjafton të shikosh me vëmendje sipërfaqen e tij.

@Tomasz Furmanek/ photo credit