Majmuni inteligjent, gjen mënyrën si të dalë nga kopshti zoologjik

1206
Sigal

Ata thanë që Planeti i Majmunëve është fantazi dhe nuk ka lidhje me realitetin por si duket kanë gabuar! Disa prej nesh kanë pasur gjithmonë bindjen se majmunët janë shumë më të zgjuar nga sa janë konsideruar në disa raste.

Dhe tani ata madje kanë kuptuar se çfarë duhet të bëjnë për t’i shpëtuar kopshtit zoologjik! Ose më saktë një prej tyre e ka shumë të qartë se çfarë duhet të bëjë për të shpëtuar.

Por me siguri edhe shumë të tjerë do ndjekin shembullin e tij dhe do fillojnë të veprojnë në të njëjtën mënyrë.

Vizitorët në kopshtin zoologjik Zhengzhou në Kinën Qendrore ishin dëshmitarë të një pamje të mahnitshme: një majmun i bukur përdori një gur për të thyer rrethimin prej qelqi të kafazit të tij.

Sidoqoftë, vizitorët e kopshtit zoologjik nuk ishin të vetmit që mbetën të befasuar kur panë majmunin e vogël i cili mori një fur dhe madje arriti të thyejë xhamin rrethues.