Lëng patateje për rritjen e flokëve

1045
Sigal

Shkaqet e rënies së flokëve mund të jenë të natyrës gjenetike dhe në shumicën e rasteve ka një zgjidhje. Për të luftuar simptomat e humbjes së flokëve, industria kozmetike ka krijuar qindra kimikate që mund të garantojnë rezultate të shkëlqyera. Megjithatë, ato nuk janë të përshtatshme për të gjithë dhe ndonjëherë kanë një kosto shumë të lartë për trajtime të shpeshta.

Për fat të mirë, ka alternativa natyrore, të tilla si lëngu i patates, vetitë e të cilit janë shfrytëzuar gjerësisht në estetikën natyrore. Aplikimi i lëngut të patates si një trajtim për flokët favorizon rritjen e tyre, aq sa në disa ditë do të jetë e mundur të keni flokë më të bukur, të fortë dhe të shëndetshëm.

Por, përse lëngu i patates është i mirë për rritjen e flokëve?
Lëngu i patates si një trajtim alternativ për kujdesin e flokëve është një mënyrë interesante për ushqyerjen e flokëve me vitamina A, B dhe C. Mungesa e një prej këtyre lëndëve ushqyese shkakton dobësimin e strukturës së flokëve, përveçse shkakton probleme me rënien.

Ky lëng siguron gjithashtu minerale të tilla si kalciumi, magnezi, zinku dhe hekuri, të cilat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin dhe bukurinë e trupit. Përfshirja e moderuar e këtij zhardhoku në dietën tuaj është një mënyrë e mirë për të fituar përfitimet e tij. Megjithatë, përdorimi i drejtpërdrejtë është zgjidhja më e mirë për problemet e flokëve.

Si të përgatisni lëngun e patates për rritjen e flokëve?
Ka shumë mënyra për shfrytëzimin e patates në trajtimin e rënies së flokëve. Por, lëngu është një alternativë shumë interesante, sepse ai sjell së bashku të gjitha vitaminat e këtij zhardhoku dhe është një zgjidhje efektive.
Përbërësit:

  • 4 patate
  • ½ filxhan me ujë (100 ml)

Përgatitja:

  •  Së pari, lani patatet dhe i prisni ato në copa të vogla.
  •  Pastaj, i vendosni në blender duke i shtuar pak ujë për një përzierje më të mirë.
  •  Nga ky proces keni fituar një pure jo shumë të trashë, ku me ndihmën e një site e kulloni për të marrë lëngun e tyre.
  •  Pas ndarjes së lëngut nga tuli, ju mund të vazhdoni me trajtimin.

Mënyra e aplikimit

  •  Për të nxitur rritjen e flokëve dhe për t’i rikthyer atyre fuqinë dhe madhështinë e mëparshme,  para së gjithash, ju duhet të aplikoni produktin në lëkurën e kokës me një masazh të lehtë.
  •  Pas kësaj, derdhni të gjithë lëngun e patates në pjesën tjetër të flokëve dhe në fund i mbuloni me një kapuç dushi.
  •  Pas 20 apo 25 minutash, shpëlani tërësisht flokët me ujë të vakët ose të ftohtë.

Përdorimi duhet të bëhet çdo ditë, derisa të vëreni rezultatet e para. Pastaj, vazhdoni me zbatimin 3 herë në javë. Lëngu i patates, përveçse do të nxisë rritjen e flokëve, do t’i bëjë ata të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.